Sport
Përleshje në mes të shqiptarëve dhe serbëve para ndeshjes FC Augsburg-Partizan
Ndeshja që është luajtur të premten për Europaligë në mes të FC Augsburg-ut të bunesligës dhe Partizanit të Beogradit ka kaluar kryesisht qetë. Një incident megjithatë është regjistruar kur para ndeshjes dhe një tjetër pas saj. I pari ka ndodhur në sheshin Königsplatz të Augsburgut. Ka qenë një përleshje në mes të një grupi të fansave të Partizanit dhe tre shqiptarëve nga Kosova.
Siç shkruan „Augsburgerallgemeine.de“, tre shqiptarët „kanë provokuar në mënyrë të qëllimshme“ fansat serbë. Për pasojë, 12 nga këta të fundit, të ardhur nga Austria kanë sulmuar fizikisht kosovarët, të cilët kanë pësuar lëndime të lehta, transmeton albinfo.ch. Të dymbëdhjetët gjatë ditës së sotme janë marrë në pyetje nga gjyqtari hetues me akuzën për prishje të rendit publik.
Ndërsa pas ndeshjes ka ndodhur edhe një rast dhune. Kësaj here në mes të dy grupeve të mëdha, përkatësinë e të cilave gazeta nuk e identifikon. Policia ia ka dalë ta ndalojë përshkallëzimin e konfliktit por njëri nga policët me këtë rast ka pësuar lëndim nga gjuajja me gurë e një fansi serb.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












