Lajme
Përfundon pastrimi në tunelin Gotthard
Ka përfunduar puna e pastrimit dhe riparimit në tunelin Gotthard pas daljes nga shinat e një treni mallrash më 10 gusht. 30 vagonët janë nxjerrë nga tuneli dhe janë evakuuar të gjitha mallrat dhe pjesët e dëmtuara të objektit.
Disa qindra specialistë kanë qenë të zënë javët e fundit në 8 km të pjesës së prekur nga aksidenti i 10 gushtit. Përveç riparimeve, ka përfunduar edhe puna e pastrimit, njoftoi të dielën SBB, shkruan RTS.
Pjesa tjetër do të ketë të bëjë me vëzhgimin e detajuar të dëmeve, deri në mes të tetorit dhe planifikimin e punimeve restauruese. Këto do të zgjasin disa muaj.
Dalja nga shinat në tubin perëndimor të tunelit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Trafiku i mallrave rifilli gradualisht nga 23 gushti, përmes tubit lindor, por edhe përmes kreshtës Gotthard, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë












