Lajme
Për gjashtë vjet, 16 femra kanë vdekur nga dhuna në familje
Gjatë gjashtë viteve të fundit, në Maqedoni kanë humbur jetën 16 gra, si rezultat i dhunës së ushtruar nga të afërmit e tyre
Çdo e treta grua në Maqedoni ka përjetuar dhunën fizike ose psikike, ndërsa brenda gjashtë vjetëve të fundit, 16 femra kanë humbur jetën nga dhuna në familje. Këto të dhëna i kanë publikuar sot përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, sipas të cilave, dhuna në familje është alarmante.
Xhane Kreshova nga Forumi i Gruas në Tetovë, thotë se dhuna ndaj grave duhet të trajtuar si çështje srioz, sepse siç nënvizon ajo, pavarësisht një morie ligjesh të miratuara nga Parlamenti maqedonas, shumë gra ende janë viktima të dhunës familjare apo seksuale, raporton REL.
“Dhuna ndaj grave në Maqedoni është e pranishme 37.7 për qind të numrit të përgjithshëm të popullatës së gjinisë femërore në Maqedoni. Kjo do të thotë se çdo e treta grua është viktimë e dhunës, qoftë ajo fizike, psikike, seksuale ose ekonomike dhe këto të dhëna tregojnë për atë se sa madhor është ky problem”, thekson ajo.
Organizatat joqeveritare në Maqedoni theksojnë se shumica e grave në Maqedoni, edhe në rastet kur ballafaqohen me dhunën dhe kanë mundësi ta denoncojnë, ato hezitojnë ta bëjnë një gjë të tillë se janë të frikësuara se nga rrethi shoqëror do të trajtohen jo si viktimë, po si femra që kanë dështuar në organizimin e familjes.
Kjo bën që ato rrallëherë të marrin hapa ligjor kundër abuzuesve të tyre.
Elena Dimshovska nga rrjeti i organizatave për të drejtat e grave, thekson se problemi kryesor qëndron në sigurimin e provave, sepse në të shumtën e rasteve dhuna në familja ndodh pas dyerve të mbyllura.
Ndryshe, të dhënat flasin se gjatë gjashtë viteve të fundit në Maqedoni kanë humbur jetën 16 gra si rezultat i dhunës së ushtruar nga të afërmit e tyre.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











