Sport
Pensionohet Fatmire Alushi Bajramaj
Fatmirja është kampione e dyfishtë e Evropës dhe një herë e botës. Ajo gjithashtu ka qenë e nominuar për futbollisten e vitit nga FIFA
Futbollistja më e njohur shqiptare, Fatmir Alushi ka vendosur të pensionohet nga futbolli, shkruan albinfo.ch.
Edhe vetëm 28-vjeçare ajo e mori këtë vendim në mënyrë që t’i përkushtohet tërësisht familjes së saj. Fatmirja është e martuar me futbollistin shqiptar, Enis Alushi, derisa kanë edhe një fëmijë.
Fatmirja është kampione e dyfishtë e Evropës dhe një herë e botës. Ajo gjithashtu ka qenë e nominuar për futbollisten e vitit nga FIFA.
Ajo ka luajtur për skuadra të njohura si Duisburg, Turbine Potsdam, Frankfurt dhe Paris Saint Germain.
“Pas një mendimi të gjatë dhe të kujdesshëm, unë kam vendosur të përfundoj karrierën në futboll. Ky vendim është shumë i vështirë për mua, sepse me gjithë qejf kam dashur të luaj sërish futboll në një klub tërheqës. Për fat të keq nuk ishte e mundur ta gjejmë një qytet për planet tona”, është shprehur Fatmire Alushi.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












