Tematike
Pas ndalimit, tash iniciativa për lejimin e minareve
Iniciativën me moton “Po për anulimin e ndalesës së minareve” e udhëheq një komitet, me kryetar shqiptarin 26 vjeçar, Ishar Ramadani
Dy vjet pasi që iniciativa për ndalimin e ndërtimit të minareve në Zvicër kishte fituar në votim, po përgatitet në heshtje, kundëriniciativa, ajo Pro minareve. Siç merr vesh gazeta “Sonntagszeitung”, Këshilli Qendror Islamik i Zvicrës po financon mbledhjen e nënshkrimeve për këtë kundëriniciativë ndërkohë që preferon të mos dalë vetë në skenë.
Të shtunën që shkoi, në Bernë është tubuar një grup njerëzish të cilët synojnë që ta nxjerrin jashtë kushtetutës ndalesën për ndërtimin e minareve, që ishte bërë kategori kushtetuese pasi qe votuar nga populli. Komiteti Iniciativ është themeluar në hotelin Bern të Bernës, edhe zyrtarisht.
“Telat” i tërheq Këshilli Qendror Islamik i Zvicrës (IZSR), por para opinionit, iniciativën me moton “Po për shlyerjen e ndalesës së minareve” do ta përfaqësojnë të tjerë. Kryetar është zgjedhur Ishar Ramadani, (shqiptar) 26 vjeç. Ky i fundit, interesimit të gazetës “SonntagsZeitung” i është përgjigjur shkurt: opinioni do të informohet në muajin shkurt.
Para se të mbahej mbledhja e përmendur, ishte thënë në komitet se pjesëmarrjen në mbledhje e kishte paralajmëruar edhe Monique Courbat, kryetare e komunës së vogël Lamboing në afërsi të Bielit. Courbat është mësuese në gjimnazin e Bielit, ku i ka dhënë mësim edhe kryetarit të sotëm të IZSR-së, zviceranit të konvertuar në islam, Nicolas Blancho.
Ky i fundit ka marrë pjesë në mbledhje por nuk është anëtar i komitetit “Pro Minaret”. Edhe një politikan zviceran merr pjesë në këtë iniciativë. Ai është Alain Illi nga kryesia e të rinjve të FDP-së në nivel federal, ndryshe, vëllai i Qaasim Illi, zviceranit po kështu të konvertuar në islam, që është i vetmi anëtar i komitetit, nga IZSR.
Në protokollin e mbledhjes së mbajtur më 27 nëntor në Cyrih thuhet se “në asnjë mënyrë as IZSR dhe as ndonjë organizatë tjetër islamike nuk duhet të vihet në lidhje me komitetin”. Me gjithë këtë, shumica e anëtarëve të komitetit Pro minaret, sipas gazetës, janë anëtarë të IZSR.
Në një letër të Qaasim Ali të drejtuar tubimit në Cyrih shkruan: “IZSR i lë në dispozicion komitetit anëtarësinë e saj që punon në diskrecion nga prapavija, hapësirat e zyrave të veta dhe know-how-in”. Në letër më tutje mund të lexohet se, për mbledhjen e nënshkrimeve buxhetohen 100.000 franga. “Këto do të mbulohen nga IZSR”.
Po kështu, shkruan SonntagsZeitung”, në mbledhjen e mbajtur më 27 nëntor në Cyrih ka marrë pjesë edhe nënkryetari i të rinjve të FDP-së. Por, ai ka thënë për gazetën se të rinjtë e kësaj partie nuk janë të përfaqësuar në komitetin “Pro Minaret”.
E-Diaspora
-
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë publikuar agjendën zyrtare të edicionit 2026, duke zbuluar artistët që... -
Vera e mërgatës në Viti: Zbulohet programi i “Ditëve të Diasporës 2026” -
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit -
Mediat zvicerane: Diaspora po e gjallëron jetën e natës në Prishtinë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave












