Kosova
Pas 16 vjetësh në Gjermani, mërgimtari kthehet në Kosovë dhe hap fermën e pulave
“16 vite jetova në Gjermani tash jam kthyer në vendlindje për të investuar”

Një rrëfim suksesi vjen nga Suad Gucati, i cili ka jetuar dhe vepruar 16 vjet në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
Pas këtyre viteve, ai së bashku me familjen vendosi të kthehet përfundimisht në Kosovë për të investuar në fermën e pulave “Drini”.
“16 vite jetova në Gjermani; tashmë jam kthyer me gruan dhe me fëmijët në vendlindje për të investuar”, është shprehur ai.
Ai renovoi fermën para një viti në fshatin Marinë të komunës së Skenderajt, dhe sipas tij gjithçka po shkon mbarë.
Përveç pulave, ai tani zotëron 5 000 zogj të vegjël, dhe për pak ditë pritet të shtohen edhe 2 000 të tjerë, në total 7 000.
“Brenda tre muajsh kemi shitur 6 500 pula, ndërkohë që investimet janë mbi 200 000 euro”, tregon Suadi.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor