Kosova
Partia Socialiste e Sllovenisë kërkon tërheqjen e njohjes së Kosovës
Partia Socialiste e Sllovenisë me anë të një letre ka kërkuar nga Presidenti dhe Qeveria sllovene që të heqë dorë nga njohja e Pavarësisë së Kosovë, raportojnë mediat vendore.
Sipas kësaj partie Lubjana zyrtare duhet ta mbrojë integritetin territorial të Serbisë.
Gjithashtu në këtë letë thuhet se Sllovenia ka bër gabim kur e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.
“Kosova është një pjesë integrale dhe e pandashme e Serbisë, siç thotë edhe në Rezolutën 1244 të OKB-së. Sipas të drejtës ndërkombëtare Kosova nuk kishte drejtë të shpallte pavarësinë dhe pas 10 vjet është edhe më e dukshme që Kosova është një instrument perëndimor” thuhet në letrën e kësaj partie.
Sipas Partisë Socialiste Sllovene në Kosovë, baza amerikane Bondstil ngre mosbesim në kufirin jugor të Serbisë dhe Kosovës dhe kjo praktikë është në shënjestër të Serbisë, Rusisë, Sllovenisë dhe Evropës.
“Europa është një kazermë, Ballkani është dotonator dhe me përshkallëzimin aktual të situatës bëhet shumë e rrezikshme edhe për qytetarët e Republikës së Sllovenisë, kështu që Perëndimi duhet të japë një sinjal të qartë se ne nuk do të zhytemi në politikën e saj”, thuhet në letër.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











