Kosova
LDK-ja sot vendos për liderin e ri ose mandat tjetër për Abdixhikun
Kush duhet ta udhëheqë LDK-në në fazën e ardhshme?
Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë sot Kuvendin e punës, në të cilin pritet që kryetari Lumir Abdixhiku të kërkojë votëbesimin e delegatëve, pas rezultatit zhgënjyes të partisë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, përcjell albinfo.ch.
Punimet e Kuvendit do të nisin në orën 12:00.
Por Abdixhiku kishte bërë të ditur se do të ofrojë dorëheqje nga posti i kryetarit, gjatë një konference për media, pas takimit me nënkryetarët e partisë.
Ndër të tjera, ai pati thënë se nëse LDK-ja nuk e pranon dorëheqjen e tij, ai detyrohet të qëndrojë në pozitën e kryetarit.
Ndërkohë, nënkryetari i partisë, Avdullah Hoti, ka njoftuar publikisht se, pas dorëheqjes së Abdixhikut, ai do të kërkojë mbështetjen e delegatëve për të marrë drejtimin e LDK-së në Kuvendin e planifikuar për sot.
“Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju njoftoj se në mbledhjen e Kuvendit të LDK-së të datës 31 janar 2026 do të kërkoj besimin tuaj për t’i prirë Lidhjes Demokratike të Kosovës’, ka deklaruar Hoti në njoftimin e tij për kandidaturë në Facebook.
Ai është shprehur i gatshëm të marrë përgjegjësinë për ringritjen politike dhe organizative të partisë, duke u zotuar se do të udhëheqë një proces gjithëpërfshirës dhe transparent, në përputhje të plotë me Statutin e LDK-së.
“Zotohem se askush nuk do të mbetet në margjina. Se do të ndërtojmë një LDK të hapur, të drejtë dhe konkurruese. Një LDK ku avancimi bazohet në meritë, integritet dhe përkushtim; ku profesionistët, gratë dhe të rinjtë e gjejnë hapësirën që u takon; dhe ku energjia e re bashkohet me përvojën për ta kthyer LDK-në në alternativën kryesore qeverisëse të Republikës së Kosovës.
Jam thellësisht i bindur se potenciali i LDK-së është shumë më i madh. Është koha që këtë potencial ta çlirojmë dhe ta kanalizojmë për ta kthyer LDK-në në forcën politike kryesore në Republikën e Kosovës, në shërbim të qytetarëve dhe të interesit shtetëror”, shkroi mes tjerash Hoti në Facebook. /Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













