Partia Socialdemokrate e kantonit Aargau (SP Aargau) në kongresin e saj të mbajtur të shtunën e kaluar në Umweltarena në Spreitenbach ka miratuar përmes delegatëve të saj njëzëri listën kryesore me kandidatët për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar, të vitit 2027.
Këtu u nominua edhe Kujtim Ahmeti, i cili është me prejardhje nga Kosova dhe jeton e vepron në kantonin e Aargaut në Zvicër.
Ahmeti nuk është fytyrë e re në politikë. Ai ka qenë anëtar i drejtorisë së SP Aargau dhe ka kandiduar edhe më parë: në zgjedhjet federale të vitit 2023 dhe në zgjedhjet për Këshillin e Madh të kantonit Aargau në vitin 2024.
Zgjedhjet për Parlamentin Federal të Zvicrës do të mbahen më 24 tetor 2027. Me këtë kandidaturë, Ahmeti e vazhdon angazhimin e tij politik me përvojë, qëndrueshmëri dhe vullnet për ta sjellë zërin e njerëzve të thjeshtë në Bernë.
Kandidatura e tij ka rëndësi të veçantë edhe për komunitetin shqiptar në Zvicër. Shqiptarët punojnë, kontribuojnë dhe e ndërtojnë këtë vend çdo ditë, prandaj meritojnë ta kenë zërin e tyre aty ku merren vendimet.
