Sport
Panucci publikon listën për ndeshjet me Izraelin dhe Skocinë
Risi në këtë listë janë lojtarët e ri të grumbulluar si Mihaj, Binjaku dhe Besimir Demiri
Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet me Izraelin dhe Skocinë.
Ai ka folur në një konferencë për shtyp në ambientet e Federatës Shqiptare të futbollit, për dy ndeshjet që Shqipëria do të luajë me Izraelin dhe Skocinë në 7 dhe 10 shtator për Ligën e Kombeve.
Risi në këtë listë janë lojtarët e ri të grumbulluar si Mihaj, Binjaku dhe Besimir Demiri. “Jemi një skuadër e mirë, nëse do jemi të plotë. Dikush mendon se jemi Brazili, por nuk jemi ata. Mavraj ka kohë që nuk luan, Grezda po ashtu. Roshi e Sadiku të dëmtuar. Jam përpjekur të nis një skuadër eksperte, pasi këto kanë rëndësi. Agolli e Lika kanë dyshime në prezencën në fushë. Nëse jemi një skuadër e plotë, bëjmë mirë siç kemi bërë ndaj Turqisë, Spanjës”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











