Sport
Panucci, nga janari, në kërkim të futbollistëve të rinj për Shqipërinë
Nga muaji janar do t’i rikthehem udhëtimeve për të gjetur futbollistë të rinj që t’i kthehemi punës seriozisht”
Përzgjedhësi i kombëtares shqiptare në futboll, Christian Panucci, ka thënë se nga muaji janar do të nisë të kërkojë të paktën 3-4 futbollistë të rinj për të reformuar një pjesë ekipin kombëtar.
Me ekipin dhe lojtarët e rinj, strategu italian thotë se synon kualifikimin për në janar.
“Viti i ri që po vjen do të fillojë menjëherë me përgatitjet për skuadrën. Nga muaji janar do t’i rikthehem udhëtimeve për të gjetur futbollistë të rinj që t’i kthehemi punës seriozisht”, ka thënë Panuccci për Top-Channel.
Panucci mori sivjet udhëheqjen e kombëtares shqiptare pas largimit të Gianni De Biasit. Në pesë ndeshjet që ka menaxhuar Shqipërinë, Panucci ka marrë dy fitore, ka pësuar dy humbje dhe ka barazuar një herë.
E-Diaspora
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva Boksieri kosovar, Robin (Haxhi) Krasniqi, ka mposhtur portugezin Jorge Silva të shtunën, në meçin e zhvilluar...
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?