CH-Ballkani
Shkup: Pavarësisht bojkotit, tenori Ramë Lahaj mban koncertin
Tenori me famë botërore, Ramë Lahaj, është bojkotuar nga Orkestra e Operës së Maqedonisë Veriore, për koncertin e tij në kuadër të Festivalit të Skenës së Muzikës Serioze Shqiptare.
Pavarësisht këtij bojkoti, tenori arriti ta mbajë koncertin, përcjell albinfo.ch.
Lahaj tha se me këtë veprim u vërtetua që pala maqedonase në vazhdimësi ka tendenca për t’i bojkotuar aktivitetet kulturore të shqiptarëve.
Drejtori i këtij festivali, Fatos Lumani, e ka arsyetuar me telashe teknike anulimin e Orkestrës së Operës së Maqedonisë, për ta shoqëruar Lahajn gjatë interpretimit.
Por, për dallim nga muzikantët maqedonas, pianisti Genc Tukiçi mori rrugë nga Parisi për në Shkup që ta shoqëronte në koncert mikun e tij Ramë Lahaj. I shoqëruar nga sopranoja ruse Venera Gimadieva, baritoni nga Bullgaria, Kiril Monolov dhe mezzo-sopranoja nga Maqedonia e Veriut, Marika Popoviq, Lahaj, në sallën e Operës në Shkup, interpretoi disa nga ariet më të njohura të literaturës së muzikës klasike botërore.
Edicioni i shtatë i Skenës së Muzikës Serioze shqiptare, gjatë muajit prill, do të sjellë edhe gjashtë koncerte të tjera.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili














