Lajme
Opozita e LSI, kërkojnë Qeveri teknike në Shqipëri
Sipas LSI-së, Shqipëria ka nevojë për një qeveri të besimit, për zgjedhje të gjithëpranuara nga të gjithë. Edhe opozita kërkon qeveri teknike, për dalje nga kriza
Koalicioni qeverisës në Shqipëri është luhatur ditëve të fundit, sidomos pasi që Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës kërkoi një “qeveri të besimit” për dalje nga kriza. Kjo ide e Metës ka “trimëruar” edhe më shumë Partinë Demokratike në opozitë të Lulzim Bashës, i cili kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Sipas LSI-së, Shqipëria ka nevojë për një qeveri të besimit, për zgjedhje të gjithëpranuara nga të gjithë, që do të garantojë mospërfshijen e administratës në zgjedhje, sidomos Policisë së Shtetit, garantimin e luftës kundër drogës dhe çdo përpjekjeje kriminale për përfshirje në zgjedhje.
“Reforma zgjedhore është një kusht i domosdoshëm për realizimin e një gare zgjedhore me kushte të barabarta”, deklaroi Meta një ditë më parë.
LSI është pari që është në koalicion me Partinë Socialiste që drejtohet nga kryeministri Edi Rama. LSI është partia e tretë në Shqipëri për nga përfaqësimi në administratë.
Ndërkaq sot, koalicioni opozitar doli me një deklaratë të përbashkët, ku konfirmoi këmbënguljen për qeveri teknike, detyrat e së cilës i parashtroi në katër pika.
“Koalicioni opozitar shpreh gatishmërinë e plotë për të punuar me të gjitha forcat politike pa asnjë paragjykim, për krijimin e qeverisë teknike duke i dhënë asaj një mandat të fortë për: 1-Zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit. 2-Luftë efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës. 3-Përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme. 4-Zbatimin e reformës në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut”, thuhet në deklaratën e përbashkët të opozitës.
Opozita thotë se kjo është e vetmja garanci për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku shqiptarët të votojnë lirisht, të zgjedhin lirisht dhe vota e tyre të mos tjetërsohet.
“Duke përshëndetur hapin e hedhur mbrëmë nga LSI për t’u bërë pjesë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike në vend, Koalicioni opozitar rikonfirmon gatishmërinë për nisjen e dialogut politik për qeverinë teknike dhe fton Edi Ramën të heqë dorë nga kushtet dhe të vendosë interesat e vendit dhe të qytetarëve shqiptarë para interesave personale të pushtetit të tij”, shtohet në reagim.
Ndërkaq kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në “Facebook”, është shprehur se është i gatshëm për dialog me Partinë Demokratike, pas kërkesës së koalicionit opozitar për dialog.
“Lulëzim ta kam thënë kaherë, jam i gatshëm për dialog sa herë PD do dialog dhe për gjithçka, kudo e kurdo! Caktoje vetë vendin dhe orën”, shkruan Rama.
E-Diaspora
-
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike Ajo përfundoi studimet në Inxhinieri Kompjuterike (Software Engineering) me minor në Networking, duke u vlerësuar për... -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri











