Lajme
Një gol, 1 milion euro
Ishte vetëm një gol i Armando Sadikut që ia dha shpresa Kombëtares për kualifikim, por edhe 1 milionë euro shpërblim nga Qeveria e Shqipërisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur premtimin e dhënë, dhe menjëherë pas fitores 1:0 kundër Rumanisë, ka ndarë shpërblimin në vlerë 1 milion euro për lojtarët e Kombëtares. Rama u premtoi kuqezinjve 1 milionë euro për fitore dhe pasaporta diplomatike.
Këtë premtim kryeministri shqiptar e bërë gjatë një bisede telefonike që zhvilloi mbrëmjen e shkuar me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka dhe lojtarëve të Kombëtares. “Efektet financiare sipas pikës 1 përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2016”, thuhet në vendin e Qeverisë shqiptare.
Shqipëria shpreson ende për një kualifikim si e treta më e mirë, pas tre pikëshit të artë që i rrëmbeu Rumanisë në stadiumin e Lionit. Ishte vetëm një gol i Armando Sadikut që ia dha shpresa Kombëtares, por edhe natyrisht 1 milionë euro shpërblim. Paratë sipas njoftimit qeveritar, janë ndarë në lek.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










