Lajme
Një 18-vjeçar nga Plava vritet në Siri
Siç njoftojnë miqtë dhe të afërmit e tij, ai quhej Ernad Hysenaj nga Hoti i Plavës në Mal të Zi. Nuk dihet sesi ai u josh për t’u bërë pjesë e ISIS
Një tjetër shqiptar 18 vjeçar është vrarë gjatë luftimeve në Siri, si xhihadist i Shtetit Islamik (ISIS). Siç njoftojnë miqtë dhe të afërmit e tij, ai quhej Ernad Hysenaj nga Hoti i Plavës në Mal të Zi. Nuk dihet sesi ai u josh nga militantët e ISIS-it, për t’u bërë pjesë e tij, pasi që ishte shumë i ri.
Të afërmit e tij njoftuan nëpër rrjetet sociale se se Ernadi më herët shkoi të jetonte në Bohum të Gjermanisë, nga ku dhe mendohet të jetë rekrutuar nga grupe të e ISIS për t’iu bashkuar xhihadistëve në Siri, njofton TCh.
Ata që e njohin, thonë se familjarët nuk dinë asgjë lidhur me rrethanat që e kanë bërë të riun të jetë pjesë e xhihadistëve në Siri, përveç mbërritjes së lajmit se Ernadi u vra në luftime.
Që nga fillimi i luftës qytetare në Siri, katër vjet më parë, rreth 40 shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia janë vrarë në Siri e Irak, si pjesëtar të ISIS. Kjo e fundit është shpallur si organizatë terroriste dhe gati gjithë bota është mobiluar kundër tyre, për shkak të krimeve që po i bën ndaj popullsisë civile.
Mediet në Prishtinë kanë raportuar se nga fillimi i luftës, në Siri e Irak kanë shkuar rreth 300 kosovarë, 120 prej tyre janë kthyer në Kosovë, dhe ndaj tyre po zhvillohet proces hetimor. Disa tashmë janë dënuar për pjesëmarrje në luftë, ndërsa ndaj të tjerëve po zhvillohet proces gjyqësor.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











