Lajme
Nis ndërtimi i Spitalit të Fëmijëve, më i miri në rajon
Me ndihmën e Emirateve të Bashkuara Arabe, sot në Prishtinë është vënë gurthemeli i Spitalit Pediatrik-Kirurgjik në vlerë 22 milionë euro
Falë një donacioni në vlerë 22 milionë euro, që ka ndarë Shteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, sot në Prishtinë është vënë guthemeli për ndërtimi e Spitalit Pediatrik-Kirurgjik, që do të jetë më moderni në rajon. Gurthemelin e kanë vënë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ministrja e Shtetit e Emirateve të Bashkuara Arabe, Maitha Al Shamsi.
Spitalit Pediatrik-Kirurgjik do të ndërtohet në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Ky spital, siç u tha në promovim, do të jetë spitali më modern jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, me aparaturën më moderne, të cilën do ta përdorin njerëz profesional.
“Me ndërtimin e këtij spitali në këtë vend synojmë që të gjitha shërbimet pediatrike t’i ofrojmë në një vend më me shumë profesionalizëm dhe dashuri”, ka thënë presidentja Jahjaga Sipas saj, marrëveshja me EBA-në, shënon një ndër marrëveshjet më të rëndësishme të nënshkruara, pasi shënon dhe donacionin më të madh në sektorin e shëndetësisë.
Sipas një njoftimi të Presidencës, spitali i ri është një donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe, në vlerë prej 22 milionë euro. Marrëveshja për ndërtimin e tij është nënshkruar në prill të vitit të kaluar, gjatë një vizite të Presidentes Jahjaga në Abu Dhabi. Realizimi i këtij projekti pritet të përfundojë në vitin 2018.
“Vënia e gurthemelit të këtij spitalit për shërbime gjithëpërfshirëse Pediatrike dhe Kirurgjike, shënon një hap shumë të rëndësishëm në thellimin dhe fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe të miqësisë midis Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, midis institucioneve dhe midis popujve të të dyja vendeve”, deklaroi Jahjaga.
Institucionet dhe qytetarët e Kosovës, sipas presidentes në ikje, do t’i jenë përjetë mirënjohës Mbretëreshës së Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheika Fatima bint Mubarak, për këtë donacion zemërgjerë. “Unë do t’i jem gjithmonë mirënjohëse Nënës Mbretëreshë Sheika Fatima bint Mubarak, mikes time te madhe, ashtu siç e quan populli i saj, për bujarinë e treguar”, tha Jahjaga.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










