Lajme
Nëntori i letrave shqipe dhe atdhedashurisë mbahet në Vjenë
I gjithë ky aktivitet u organizua me rastin e Festave të Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Alfabetit. shkruan albinfo.at
Me një përzierje të këndshme kulturore dhe letrare, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në bashkëpunim me Teatrin “ArbnoriIlir”, shfaqën para bashkëvendësve tanë në Vjenë, një program të bukur dhe plot ndjenjë atdhedashurie, shoqëruar me poezi, pika muzikore dhe përurime librash. E gjithë kjo me rastin e Festave të Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Alfabetit.
Festat e Nëntorit sërish i afrojnë dhe bëjnë bashkë shqiptarët gjithandej globit, njashtu edhe në Austri, ku jetojnë e veprojnë një numër i madh i tyre. Me këtë rast, LSHKSHA “Aleksandër Moisiu”, në bashkëpunim me Teatrin “Arbnoriilir”, në një ambient të bukur artistik, mbajtën një orë letrare, ku disa anëtarë lexuan krijimet e tyre dhe disa krijues të tjerë, të ardhur nga Zvicra, përuruan veprat e tyre më të fundit. Ardita Lajçi-Gjocaj paraqiti para artdashësve romanin e saj “Hije që mbesin”, një roman me një përmbajtje të ndjeshme mbi dhunën seksuale të agresorit në luftën e fundit për çlirim në Kosovë, ndërsa poeti Besnik Camaj librin e tij me poezi “Fryma e kandilit të dehun”, një vëllim i çmuar shumë nga lexuesit e kritikët, me copëza poetike, siç do të thoshte vetë autori, “thërrmija apo trohë të vogla”, të mbetura anësh nga libri paraprak “Strehë dashnie”, raporton albinfo.at
Për mbarëvajtjen dhe udhëheqjen e këtij organizimi kulturor u kujdes poetja shkodrane Gabriela Mujaj, e cila lexoi me shumë patos emocional dhe fuqi artistike disa poezi të autorëve në sallë.
Anton Marku, poet dhe kryetar i LSHKSHA “Aleksandër Moisiu” pasi i falënderoi mysafirët për pjesëmarrje, uroi Festat e Nëntorit, të cilat na bashkojnë të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhemi, pa marrë parasysh dallimet krahinore, politike e fetare.
Në emër të Ambasadës së Kosovës në Austri përshëndeti zyrtari z. Jeton Maliqi, ndërsa të Fondit Austriak të Integrimit, z. Bahri Troja. Me praninë e tyre e nderuan këtë aktivitet znj. Manjola Z. Lumani, profesoreshë e gjuhës shqipe në Universitetin e Durrësit, znj. Alketa G. Fazliu, poete dhe gazetare pranë RTK-së, si dhe sopranoja e talentuar shkodrane Gesu Zefi, të cilat morën fjalën dhe përshëndetën të pranishmit dhe uruan festat. Të pranishëm ishin edhe mësuesit e gjuhës shqipe Miradije Berisha dhe Osman Ademi.
Në pjesën e parë të programit, me nga disa poezi u paraqitën Violeta Allmuça, Kimete Krasniqi-Prebreza, Besim Xhelili, Gabriela Mujaj dhe Angjelina Marku, në pjesën e dytë u përuruan romani “Hije që mbesin” i autores Ardita Lajçi-Gjocaj dhe vëllimi poetik “Fryma e kandilit të dehun” i autorit Bes Camaj. Një shkëputje nga romani gjergjësisht disa poezi nga vëllimi poeti i lexoi znj. Arilda Lleshi. Në pjesën e tretë, autori nga Shkodra me banim në Vjenë Gjergj J. Kola, bashkë me znj. Enxhi Rroji shfaqën një shkëputje të shkurtër të dramës së tij të radhës “Krishtlindje për fillestarë”, e cila në prag të Krishtlindjes, do të vihet në skenë para publikut vendas. Për shoqërimin muzikor të programit u përkujdes Prof. Lejla Agolli dhe në fund u shtrua një koktej rasti.
E-Diaspora
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja” -
Mbi webinar-in për sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë -
Gjermani
Marigona dhe Irena Toma sjellin ekspozitën e tyre në Frankfurt më 26 qershor
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar





















