Lajme
Në kufirin Kosovë-Mali i Zi, kapen 30 kilogram heroinë
Personi i dyshuar, me nënshtetësi malazeze, sipas njoftimit zyrtar, ka tentuar të futet në veturë dhe të ikë, por falë intervenimit të oficerëve doganorë dhe policorë të Kosovës, është ndaluar dhe arrestuar
Oficerët doganorë së bashku me Policinë e Kosovës kanë arritur të kapin rreth 30 kilogramë lëndë narkotike të llojit heroinë tek një shtetas i Malit të Zi. Droga është zbuluar gjatë kontrollimit të automjeteve që vinin nga Mali i Zi për në Kosovë.
Policia e Kosovës së bashku me oficerët doganorë, në pikëkalimin kufitar të Kullës, në afërsi të qytetit të Pejës, kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të drogës, të llojit heroinë. Droga ishte fshehur në disa qese të zeza në një automjet që po tentonte të futej në Kosovë nga territori i Malit të Zi.
Sipas njoftimit zyrtar, sot rreth orëve të mesditës, në pikëkalim kufitar ka tentuar të futet në Kosovë një automjet me targa të Malit të Zi, i cili drejtohej nga një shtetas i po këtij vendi. Gjatë pyetjeve fillestare oficerët doganorë, siç thuhet, kanë vërejtur se personi ka frikë dhe e kanë ndalur për kontroll të mëtejmë.
“Oficerët kanë filluar kontrollin me pajisjet e specializuara amerikane ku në pjesët anësore të automjetit ka pasur indikacione se ka diçka të fshehur, në ato momente personi i dyshuar ka tentuar që të futet në veturë dhe të largohet, por falë intervenimit të oficerëve doganorë dhe policorë, personi është ndaluar dhe arrestuar”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Vetura, sipas të të njëjtit njoftim, është futur për kontrolle detale, ku gjatë kontrollit në pjesën e pasme të automjetit dhe dyerve të vozitësit, janë zbuluar 7 qese të zeza dhe nga ana e djathtë mbrapa dyerve të bashkudhëtarit po ashtu 7 qese të zeza të ngarkuara me substancën e dyshuar narkotike e llojit heroinë.
“Rasti dhe sasia prej rreth 30 kg substancë narkotike i është dorëzuar policisë derisa personi është arrestuar”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











