Portrete të firmave
Munishi Immo AG, një perlë në qytetin e vjetër të Wil-it
Qyteti i vjetër i Wil-it është i njohur për veçantinë e tij. Kjo u shton krenarinë Nikola dhe Valentina Munishit, drejtorëve menaxhues dhe pronarëve të Munishi Immo AG, njëherësh menaxherë të projektit të konvertimit në Marktgasse 59 në qytetin e vjetër të Wil-it.
Ishte një mundësi e shkëlqyer të ishim në gjendje për të realizuar këtë ridizajnim. Për më tepër, vendndodhja e re e Munishi Immo AG dhe VAAN AG do të jetë në qendër të Wil-it nga nëntori.
Përveç ambienteve moderne për zyra, në katin e parë do të ndërtohet edhe një showroom. “Një privilegj i madh dhe në të njëjtën kohë një hap i madh për ne në drejtim të rritjes dhe zhvillimit të mëtejshëm”, thekson Nikola Munishi dhe vijon: “E presim të emocionuar dhe të motivuar, të ardhmen”.
Familja Munishi ka mbi 20 vjet që ka hedhur rrënjët në Wil dhe është e përfshirë edhe në shoqata bamirësie dhe organizata jofitimprurëse. Ndërsa Nikola Munishi i jep liri krijimtarisë së tij me dizajne të reja, Valentina Munishi është përgjegjëse për detyrat teknike dhe formale në zyrën e pasme. Qoftë profesionalisht apo privatisht – Nikola dhe Valentina Munishi janë një ekip i pamposhtur.
Fillimi i ndërtimit të ridizajnimit në Marktgasse 59 është bërë në pranverën e vitit 2020. Kanë kaluar rreth një vit e gjysmë nga puna e shembjes deri te sqarimi i mbrojtjes së monumentit, deri te puna e detajuar dhe finesa në fund.
Sipas Nikolla Munishit, faza e ndërtimit ka shkuar pa probleme.
Kjo falë edhe partneritetit të gjatë me Baumanagement Egli, të cilët kanë restauruar atë që ia vlente të ruhej dhe kanë ruajtur detaje tradicionale. U krijuan kështu shtatë apartamente cilësore, të cilat mund të përdoren edhe si ambiente zyrash.
Një xhevahir në qytetin piktoresk të vjetër të Wil-it.
Të ngjashme
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Sot fillon afati 11-ditor për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës Sot nis regjistrimi i votuesve nga Diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit... -
Shkollat Shqipe në Bavari festojnë me krenari 28 Nëntorin në Nürnberg -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Gjermani
Besmir Elmazi përfundon specializimin e tretë në Haus der Ärzteschaft Düsseldorf -
„Discere et studēre ad futurum – Mësim e studim për të nesërmen!”
Jeta në Austri
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti














