Kosova

30 përpunues të drurit nga Ferizaj takohen me bizneset shqiptare në Zvicër

Organizuar nga platforma mediale Albinfo.ch (Online&Print), sot në Bad Zurzach AG mbahet një aktivitet, ku do të prezantohen këto biznese

Organizuar nga platforma mediale Albinfo.ch (Online&Print), në mbështetje në kuadër të projektit “Nxitja e Mundësive të Punësimit dhe Rritjes” – FEGO, i cili implementohet nga Swisscontact, në bashkëpunim me Komunën e Ferizajit, përmes Shoqtës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës, rreth 30 biznese të përpunimit të drurit nga Ferizaj po qëndrojnë në Cyrih, ku kanë pasur mundësi që gjatë ditës të takohen me disa biznese të udhëhequra nga shqiptarët në Zvicër.

Foto: Fiona Murtaj

Në ditën e parë të kësaj vizite përfaqësuesit e bizneseve ferizajase, të udhëhequr nga drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti, dhe Arieta Vula Pozhegu, Drejtoreshë Ekzekutive, Shoqata e Përpunuesve të Drurit nga Kosova fillimisht janë pritur në ndërmarrjen për shitjen e mobileve “Mahagoni Küchen”, në Winterthur,  e cila bazën e prodhimit e ka në Kosovë, në Pejë.

 

Foto: Fiona Murtaj
Foto: Fiona Murtaj
Foto: Fiona Murtaj

Mysafirët nga Kosova kanë shkëmbyer përvojat e tyre me pronarin i kësaj kompanie, Metë Gashi, për eksportin e produkteve të drurit në Zvicër. Gashi ka informuar ndërmarrësit kosovarë mbi rregullat dhe standardet që janë të përshtatshme sa i përket eksportimit të produkteve të drurit në Zvicër.

Pas Winterthurit, ndërmarrësit janë ndalur në Wil, në ndërmarrjen “Munishi AG”, të njohur në pjesën lindore të Zvicrës, e cila ka shënuar këto ditë vitin jubilar të 20-të të biznesit të saj.

Foto: Fiona Murtaj
Foto: Fiona Murtaj
Foto: Fiona Murtaj

Ata janë pritur nga vëllezërit Munishi: Franklini dhe Nikolla. Në showroom-i modern të Munishi AG, në qytetin e vjetër të Wil-it, mysafirët janë njohur me veprimtarinë e biznesit familjar Munishi AG.

Franklin Munishi ka thënë “Munishi AG” është shndërruar në një brend për kuzhina dhe produktet nga druri. Ai është shprehur se ndihmesë për gjithë këtë rritje të biznesit Munishi është edhe bashkëpunimi me prodhuesit kosovarë të drurit. Mysafirët nga Kosova i ka pritur edhe babai i vëllezërve Munishi, Nue Munishi.

Foto: Fiona Murtaj

Ndalesa tjetër u bë në Laufen, në kantonin Basel Landschaft, në një kompani mjaft të suksesshme me pronar nga Ferizaj. Bëhet fjalë për Tahir Malokun dhe kompaninë TB Baumanagement, e cila realizon me dhjetëra  projekte  të Steinblick AG. Në njërin prej projekteve që shumë shpejt do të jetë i banueshëm, ndërmarrësi Tahir Maloku ka pritur bashkëqytetarët ndërmarrës nga Ferizaj.

Foto: Fiona Murtaj

Maloku, duke prezantuar projektet e shumta të Steinblick AG, ka thënë se në Zvicër janë të mëdha kërkesat për produkte të Kosovës. Tanimë ndërmmarjet për përpunimin e drurit nga Kosova kanë përmirësuar dukshëm kualitetin e produkteve të tyre.

Në kuadër të kësaj vizite, ditën e premte do të organizohet një ngjarje për prezantimin e kompanive të përpunimit të Drurit nga Ferizaj në Zvicër, e cila do të mbahet në Bad Zurzach. Pra, ngjarja mbahet sot, më 5 maj 2023, nga ora 14:00 deri në 18:30.

 Objektivi kryesor i këtij eventi është promovimi i prodhuesve të përpunimit të drurit nga Ferizaj i Kosovës.

Përpunimi i drurit në Ferizaj paraqet njërin nga sektorët më të përhapur të bizneseve dhe zë vend nga më të rëndësishmit në pasqyrën e përgjithshme dhe historisë ekonomike të kësaj komune në Kosovë.

Foto: Fiona Murtaj

Ky event është një mundësi e shkëlqyer për t’u lidhur me ndërmarrjet e prodhuesve të drurit nga Ferizaj me kompanitë shqiparo-zvicerane që lidhin aktivitetin e tyre me atë fushë apo më gjerë.

Ngjarja do t’u mundësojë firmave kosovare të rrjetëzojnë dhe të kenë qasje direkte B2B me kompanitë shqipataro-zvicerane që zotërojnë potencial ekonomik.

Po ashtu, ajo do të bëjë të mundur njohjen e kapaciteteve prodhuese si dhe të cilësisë të prodhimtarisë kosovare të drurit në një treg konkurrues dhe me potencial blerës, siç është Zvicra.

Organizuar nga platforma mediale Albinfo.ch (Online&Print), ky event B2B , i cili do të mbahet në Bad Zurzach AG, mbështetet në kuadër të projektit “Nxitja e Mundësive të Punësimit dhe Rritjes” – FEGO, i cili implementohet nga Swisscontact, në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt, përmes Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës.