Lajme
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri
Tryeza mbahet më 8 mars 2026, nga ora 15:00, në GZ Oerlikon, Cyrih
Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë, në bashkëpunim me shoqatën “Parandalo”, organizon në Cyrih një tryezë diskutimi me temën “Gratë dhe dhuna në familje dhe shoqëri”.
Paneli do të hapet me pjesëmarrjen e Zëvendëskryeministres së Republikës së Kosovës dhe Ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe do të vijojë me kontributin e panelisteve:
Dr. Feride Rushiti, mjeke dhe drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (KRCT)
Shyhrete Tahiri, aktiviste e çështjeve sociale dhe të drejtave të grave
Dr. Xhida Lumi, mjeke në Zvicër dhe ligjëruese në fushën e shëndetit
Dr. Luljeta Shaqiri Emini, psikologe dhe eksperte e shëndetit mendor në Zvicër
Kjo tryezë synon të trajtojë sfidat me të cilat përballen gratë në kontekstin e dhunës në familje dhe në shoqëri, duke nxitur një dialog të strukturuar mbi mekanizmat e mbështetjes, rritjen e ndërgjegjësimit shoqëror dhe rolin e institucioneve në parandalimin dhe trajtimin efektiv të kësaj dukurie.
Ngjarja pritet të shërbejë si një hapësirë e rëndësishme bashkëbisedimi ndërmjet institucioneve, ekspertëve dhe komunitetit, duke reflektuar mbi përgjegjësinë kolektive në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të sigurt për gratë.
Aktiviteti do të përmbyllet me një performancë muzikore nga kori “Lyra”.
Tryeza do të mbahet më 8 mars 2026, nga ora 15:00, në GZ Oerlikon, Cyrih, dhe është e hapur për përfaqësues të mediave, institucioneve dhe publikun e interesuar.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit08 Mars 2026
- Ora15:00
- LokacioniCyrih
- Data e përfundimit8 Mars 2026 - 17:00
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?














