Portrete të firmave
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga
Kompania me pronar shqiptar «Keep Style», në Unterentfelden të Zvicrës, ka bërë një hap të rëndësishëm në mbështetje të sportit zviceran, duke dhuruar 100’000 franga për klubin e njohur të hendbollit HC Luzern.
Për ekipin e KeepStyle, lidhja me HC Luzern nuk është vetëm profesionale, por edhe emocionale. Për vite me radhë, staf i kompanisë ka ndjekur me pasion çdo ndeshje të klubit, duke përjetuar atmosferën elektrizuese dhe energjinë që përcjellin sportistët luzernas.
Kjo ndjesi përkatësie dhe afërsie me komunitetin lokal i ka shtyrë drejt këtij gjesti bujar.
“Atmosfera, energjia dhe emocionet që na ka dhuruar klubi çdo herë na kanë bërë ta ndihemi pjesë e kësaj familjeje sportive. Për këtë arsye, me shumë krenari dhe vullnet të madh vendosëm të mbështesim klubin me një kontribut prej 100’000 frangash,” thotë Bekim Morina, pronar i Keep Style GmbH.
Një kompani me 15 vjet eksperiencë në tregun zviceran
Me mbi 15 vite operim në Zvicër, Keep Style është shndërruar në një emër të qëndrueshëm dhe të besueshëm në sektorin e tekstilit. Kompania merret me blerje dhe shitje të tekstilit, ofron produkte cilësore për klientët dhe menaxhon dy outlete të mëdha që shërbejnë si destinacion i preferuar për artikuj mode dhe shtëpie.
Nga Kosova për Zvicrën – cilësi, traditë dhe pasion për tekstilin
Përveç aktivitetit brenda Zvicrës, Keep Style ruan një lidhje të fortë me Kosovën përmes eksportit të produkteve si tekstil shtëpiak dhe produktet higjienike Fresh, të prodhuara në Pejë. Ky bashkëpunim jo vetëm sjell cilësi në tregun zviceran, por edhe forcon urën ekonomike midis dy vendeve.
Partneritete me gjigantët e tregtisë në Zvicër
KeepStyle furnizon rregullisht disa nga zinxhirët më të mëdhenj në vend, përfshirë:
Coop, Migros, Otto’s, Conforama, Peodeca, Löb si dhe shumë partnerë të tjerë prestigjiozë.
Angazhimi i kompanisë në sport është një vazhdimësi natyrale e filozofisë së saj të kontribuojë në komunitet me të njëjtin pasion që punon përditë në industrinë e tekstilit, thonë menxherët e Keep Style..
Kompania është e hapur për bashkëpunim me të gjithë prodhuesit e interesuar nga Kosova.
Adresë:
Keep Style GmbH
Schinhuetweg 5,
5035 Unterentfelden
Kanton Aargau
Tel: 062 724 13 03
Lexoni po ashtu:
Shqiptari me shitore aksesorësh në qendrën e re tregtare në Suhr
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë Ambasadori Faruk Ajeti: Lidhja mes dy vendeve është shumë më tepër se një udhëtim drejt vendlindjes.... -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani -
Kishte ardhur nga Italia për pushime, sot i jepet lamtumira e fundit -
Kasami: Diaspora është partner strategjik për zhvillimin e Tetovës
Jeta në Austri
-
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor Një e katërta e fëmijëve të vendosur në klasat speciale mbështetëse të gjuhës gjermane në Austri... -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave -
11-vjeçari Triumf Lupçi shkëlqen në arenën ndërkombëtare të pianos, ftohet të performojë në Mozarthaus të Vjenës













