Portrete të firmave

20 vjet me “Munishi AG”: histori suksesi e biznesit familjar

Familjarët, punonjësit dhe menaxhmenti i Munishi AG përbëjnë një firmë dinamike me rrënjët thellë në punën e sigurt dhe me virtyte të larta të familjes bujare nga Kabashi i Vitisë

Në mesin e shumë të ftuarve, miq, afaristë e partnerë biznesi, familjen Munishi, e cila po shënonte vitin jubilar të 20 të biznesit të saj, për ta nderuar kishte ardhur edhe presidenti i qytetit Wil, z. Hans Mäder. Festa kishte mbledhur të ftuarit në showroom-i modern të Munishi AG  në qytetin e vjetër të Wil-it.

Gjergj Munishi me presidentin e qytetit Wil, z. Hans Mäder

Festimi i njëzetvjetorit të veprimtarisë së biznesit familjar Munishi AG është vlerësuar si një ditë e veçantë nga njëri nga menaxherët e këtij biznesi, z.Franklin Munishi.

Sipas tij dy dekada të ekzistimit të kompanisë “Munishi AG” nuk është një shifër e vogël, duke përmendur sfidat nëpër të cilat ka kaluar ky biznes deri më sot.

“Faktor kryesor i suksesit për 20 vitet e “Munishi AG” është lidhja e afërt në mes vëllezërve. Kjo ka bërë që për 20 vite suksesi të jetë i palëkundur”, ka shtuar Munishi, përcjell abinfo.ch

Gjergj, Franklin dhe Nikola Munishi (Foto© 2023ALBINFO.CH/Armend Berisha)

Ai përveç tjerash ka thënë që sot, dy dekada pas themelimit, “Munishi AG” është shndërruar në një brend për kuzhina dhe produktet nga druri. F.Munishi tutje ka thënë se falënderimin për gjithë këtë rritje të biznesit Munishi AG ja dedikon babait të tij, Nue Munishi, i cili sipas tij ishte ai që përcolli deri tek ta dashurinë për punën në sektorin e përpunimit të drurit.

Munishi AG sot identifikohet me inovacionin, cilësinë e lartë dhe besueshmërinë, biznesi familjar Munishi AG tashmë është rrënjosur fort, në të gjithë Zvicrën. Përvjetori i njëzetë i biznesit mban emrin e familjes së madhe “Munishi AG”. Anëtarët e familjes, punonjësit dhe ekipi i menaxhmentit të Munishi AG përbëjnë bashkë një firmë të rëndësishme dhe dinamike që ka rrënjët thellë në punën e sigurt dhe me virtyte të larta të familjes bujare nga Kabashi i Vitisë.

Nuer Munishi (Foto© 2023 ALBINFO.CH/Armend Berisha)

Nue Munishi, babai i vëllezërve Munishi, në një bashkëbisedim me albninfo.ch ka shprehur gëzimin e madh për arritjet e djemve të tij në biznes. Ai ka kujtuar kohën kur kishte ardhur për herë të parë në Zvicër, kur siç tregon nuk kishte asgjë ndërsa sot, pas njëzet viteve po feston arritjet e mëdha të djemve dhe biznesit familjar. Nue Munishi shprehet se e gjithë kjo është arritur falë punës dhe përkushtimit të madh. Sipas tij, zanati i trashëguar për disa breza për të është një punë e madhe. Xha Nue ka shprehur dëshirën që punën e përpunimin e drurit ta përcjellin edhe mbesat dhe nipërit e tij.

“Munishi AG”, si një lider i ofrimit të mobilieve me kualitet të lartë nga të paktën gjashtë kompani evropiane,  si linjë të saj ka ofruar produkte me kualitet dhe dizajn evropian të prodhuar nga brendi kosovar “Ciao Berto”. Na Prishtina në këtë përvjetor jubilar kishin ardhur edhe perfaqësues të kompanisë “Ciao Berto”.

© 2023 ALBINFO.CH/Armend Berisha

Munishi AG është partner i besueshëm për planifikimin profesional, prodhimin dhe montimin e kuzhinave dhe mobileve të të gjitha llojeve. Në njëzet vitet e saj, Munishi AG ka projektuar kuzhina individuale dhe mobile elegante të dhomës së ndenjes në biznesin e tyre familjar, të cilat janë të përshtatura posaçërisht për idetë e klientëve të tyre. Planifikimi dhe ndërtimi i ndërtesave të plota të banimit tani është një nga kompetencat e tyre.

© 2023 ALBINFO.CH/Armend Berisha

Munishi AG vazhdon të investojë në koncepte inovative të dizajnit të kuzhinave në gjithë Zvicrën. Si një brend i dëshmuar, “Munishi AG” është veçanërisht e kërkuar në tregun zviceran, por edhe në shtetet evropiane. Ekipi i biznesit familjar Munishi AG përbëhet nga zdrukthëtarë dhe montues që e ushtrojnë zanatin e tyre me entuziazëm të madh dhe vëmendje ndaj detajeve.

Në planet e tyre për vitet në vijmë janë edhe shumë projekte te cilat do t`i tejkalojnë arritjet e derti tanishme.

© 2023 ALBINFO.CH/Armend Berisha
© 2023 ALBINFO.CH/Armend Berisha
© 2023 ALBINFO.CH/Armend Berisha
© 2023 ALBINFO.CH/Armend Berisha
© 2023 ALBINFO.CH/Armend Berisha
© 2023 ALBINFO.CH/Armend Berisha