Koronavirusi: çast pas çasti
Mjekja shqiptare rrëfen për situatën në Itali

Qeveria shqiptare kishte angazhuar rreth 30 mjekë dhe infermierë për ta ndihmuar Italinë në luftimin e koronavirusit.
Alma Bashvogli Zela është një prej mjekeve, pjesë e ekipit të parë shqiptar të mjekëve dhe infermiereve në ndihmë të spitalit të Brescias në Itali.
Mjekja tregon përvojën e saj në këtë mision humanitar.
“Që në fillim në spitalin e Brescias më atashuan pranë mjekësisë preventive ose siç quhet ndryshe mjekësia parandaluese. Në pjesën e parë të ditës kryeja tamponimet, pra testet nëse je pozitiv ndaj COVID. Pothuajse çdo 5 minuta realizoja nga një tamponim. Në javët e para kishte shumë fluks, ndërsa në javët e fundit nisi të binte fluksi. Në pjesën e dytë të ditës, spitali civil i Breshias kishte ngritur një sistem ku i gjithë personeli mjekësor i bëhej monitorimi i gjendjes klinike për 14 ditë, ku jepeshin gjeneralitet dhe shënoheshin simptomat e tyre. Në varësi të simptomave, si një grup mjekësh që ishim vendosnim nëse këtyre do t’i kryhej apo jo testi i tamponimit. Kur shkova në fillim, gati 10% e stafit ishin të infektuar me COVID”, tregon ajo.
Mjekja tregon se për një muaj, bashkëpunimi me ekipin italian ka qenë i shkëlqyer.
“Më duhet të them që bashkëpunimi ka qënë i shkëlqyer që në ditët e para në Spitalin e Brescias. Na mirëpritën drejtuesit më të lartë të këtij institucioni duke filluar nga Drejtori i Përgjithshëm i spitalit bashkë me shefat e pavioneve të ndryshme. Pasi studiuan CV e secilit, na bënë një ndarje, duke iu referuar edhe eksperiencës sonë. Ne punuam krah më krah me stafin italian dhe nuk na bënë të ndjeheshim si të huaj, madje gjatë gjithë kohës na falënderonin për faktin që po shërbenim në Itali”, tregon Alma.
Sipas Almës, shërbimi në spitalin e Brescias e bëri të kuptojë diçka shumë të rëndësishme.
“Shërbimi në Lombardi, në rajonin më të nxehtë të COVID në Itali, na bëri të kuptojmë që kur kontribuon sado pak, por me zemër, ajo të kthehet shumëfish. Ne dhamë atë që dinim të bënim më mirë, por nga italianët morëm kulturën e jashtëzakonshme mjekësore që kanë ndërtuar ndër vite. Nëse do më kërkonin të rishkoja në Itali, do ta bëja pas asnjë ngurrim nëse do të ishte e nevojshme, por të gjithë duam që Italia të mos gjendet kurrë më përballë një situate të tillë”, u shpreh ajo.
Sipas saj, ekipi i mjekëve dhe infermierëve bëri detyrën që i takonte, sikurse do ta kishin bërë edhe në Shqipëri.
“Nuk ndihem aspak heroinë. Bëmë të njëjtën gjë që bëjnë mjekët dhe infermierët shqiptarë në Shqipëri. Isha pjesë e një misioni dhe më takonte si mjeke në radhë të parë dhe si qytetare e botës. Mendoj se humanizmi nuk njeh komb dhe limitet e mjekësisë nuk mund të ndalen në kufinj gjeografikë të përcaktuar”, përfundoi Alma, raporton diasporashqiptare.al, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën Si është gjendja në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë?...
-
Dyseldorf: Ndahen mirënjohjet për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe
-
Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”
-
Alban Dervishi, shqiptari që udhëheq një nga anijet më të fuqishme të SHBA-së
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj