Lajme
Ministria e Shëndetësisë, një mijë teste për Covid-19, ka porositur shtatë mijë të tjera
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se nga 22 personat që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, vetëm 13 prej tyre janë të hospitalizuar.
Ai ka thënë se 15 persona të tjerë janë në mbikëqyrje.
Nga të prekurit me COVID-19, Hoti thotë se dy pacientët më të moshuar janë në gjendje pak më të rëndë por të qëndrueshme.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë ka thënë në Rtv Dukagjini se pacientët e shtrirë janë duke u trajtuar me terapitë mbështetëse siç përdoren në gjithë botën.
Hoti thotë se për testimin e qytetarëve vendos IKSHP duke u bazuar në disa parime.
Ai thotë se në dispozicion janë një mijë teste ndërsa janë porositur edhe shtatë mijë të tjera.
“Synimi është që të testohen personat që kanë kontaktuar me të prekurit dhe kontaktet e kontakteve”.
Hoti ka bërë thirrje që të kufizohen lëvizjet e panevojshme dhe të mos dalin në parqe në mënyrë që të evitohet shtimi i rasteve, përcjellkii
“Është e pafalshme që të neglizhohet situata sikurse nuk ka ndodhur asgjë”, tha mes tjerash Faik Hoti.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











