Lajme
Minatorët serbë të “Trepçës” protestojnë në veri të Kosovës
Rreth 300 punëtorë të “Trepçës” në veri të Kosovës kanë bllokuar rrugën rajonale Mitrovicë – Rashkë. Ata janë deklaruar kundër projektligjit për Trepçën që ka nxjerr Kuvendi i Kosovës
Menjëherë pasi e morën lajmin se projektligji për Trepçën do të procedohen në Kuvendin e Kosovës për miratim, rreth 300 minatorë serbë nga veriu i Kosovës e bllokuan rrugën Mitrovicë- Leposaviq në vendin e quajtur Rudare. Ata u shprehen të pakënaqur që gjiganti metalurgjik “Trepça” edhe ligjërish t’i takoj institucioneve të Kosovës.
Sipas draftit final të projektligjit për Trepçën, ky gjigant do të mbetet pronë e Kosovës ndërsa më të zhvillimin e saj do të vendosin institucionet e shtetit. Por serbët po kërkojnë që kjo kompani kosovare e pasur me zink dhe plumb, të diskutohet në bisedimet Prishtinë-Beograd në Bruksel.
Megjithatë projektligji për Trepçën është finalizuar nga zyra e kryeparlamentarit KV një ditë para se ky i fundit ta vizitojë gjigantin metalurgjik dhe të ndajë me minatorët lajmin se Trepça do të shndërrohet nga ndërmarrje shoqërore në ndërmarrje publike. Deri më tani Trepça ka qenë nën administrimin e AKP-së (Agjencisë Kosovare të Privatizimit).
Në anën tjetër, minatorët serbë, të revoltuar kanë bllokuar rrugën që çon në drejtim të Rashkës. Ata mbanin në duar flamuj të Serbisë dhe të minatorëve, ndërsa atyre u prijnë përfaqësuesit e administratës paralele të veriut të Kosovës që financohet nga Qeveria e Serbisë.
Punëtorët e “Trepçës” në veri kanë thënë se, nuk do ta pranojnë ligjin, i cili sipas tyre do të sjellë deri tek ndërprerja e prodhimit dhe në këtë mënyrë do ta rrezikojë ekzistencën e punëtorëve dhe familjeve të tyre, citon Zëri.info.
Në anën tjetër, nëpërmes të një komunikate për medie, Sindikata e “Trepçës” në veri, si dhe menaxhmenti i kombinatit kanë propozuar që çështja e “Trepçës” të zgjidhet nëpërmes të dialogut në Bruksel.”…po tentohet, pa asnjë bazë juridike që Trepça të sillet nën kompetenca të Qeverisë së Kosovës, e më këtë ta sjell në pozitë krejtësisht të varur”, thuhet në një deklaratë të sindikalistëve dhe menaxhmenti i kombinatit “Trepça” në veri të vendit.
Aktualisht në ndërmarrjen “Trepça” punojnë mbi 2500 punëtor, 1500 janë në pjesën jugore të qytetit që banohet nga shqiptarët dhe rreth 1050 persona punojnë në pjesën veriore të kësaj ndërmarrje, të banuar me serbë. Të dyja njësitë, veri-jug, deri më tani janë administruar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.
Ndryshe, miniera e “Trepçës” është një kompleks i madh industrial. Dikur kjo kompani kishte 23 mijë punëtorë, ndërsa ishte njëra nga kompanitë më të mëdha në Jugosllavinë socialiste. Pas Luftës së dytë Botërore, “Trepça”, ka qenë një konglomerat me 40 miniera dhe fabrika, që shtrihen më së shumti në Kosovë, por gjithashtu edhe në Serbi dhe Mal të Zi.
Rezervat e përgjithshme minerale të të gjitha minierave të “Trepçës”, vlerësohen të jenë rreth 58 milionë tonë. E konvertuar në vlerë monetare me çmimet e sotme të tregut, kjo pasuri sillet prej 8-10 miliard euro.
E-Diaspora
-
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch Në artikullin bazë të revistës përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe... -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri














