Bota
Merkel: Kontrata me refugjatët, sidomos me vendet afrikane!
Merkel tha se ka nevojë më shumë që të ndahen më shumë fonde për asistencën zhvillimore për të trajtuar shkaqet e migrimit. Sipas saj, kjo është thelbësisht e rëndësishme "për të shmangur përsëritjen e situatës nga vera e kaluar
Kancelarja Angela Merkel tha se BE-ja duhet të lidhë marrëveshje migratore me vende afrikane, si Egjiptin dhe Tunizinë, duke ndjekur shembullin e marrëveshjes së nënshkruar tashmë me Turqinë, raportojnë agjencitë e lajmeve, përcjell albinfo.ch.
Merkel tha se ka nevojë më shumë që të ndahen më shumë fonde për asistencën zhvillimore për të trajtuar shkaqet e migrimit.
Sipas saj, kjo është thelbësisht e rëndësishme “për të shmangur përsëritjen e situatës nga vera e kaluar. “Ardhja e qindar-mijëra njerëzve që ikin nga lufta dhe mjerimit në Lindjen e Mesme dhe vende të tjera çuan në krizën më të madhe migratore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore“, përcjell albinfo.ch.
„Është e rëndësishme për t’u dhënë vendeve afrikane perspektivën për të ardhmen. Apo duhet të lejojnë njerëzit të vijnë tek ne, ose ne duhet të luftojmë shkaqet e migracionit, për t’u mundësuar njerëzve që ta shohin perspektivën për të qëndruar në shtëpitë e tyre“, tha Merkel në një konferencë për agjencinë e lajmeve të turizmit.
Merkel nuk ka dhënë detaje të ndonjë marrëveshjeje të tillë mes BE-së dhe vendeve afrikane, pavarësisht nga Turqia që është kandidate për anëtarësim në BE.
Në mars BE-ja dhe Turqia ranë dakord në Ankara për të ndaluar valën e emigrantëve të paligjshëm në Evropë, në këmbim të ndihmës financiare dhe premtimin e një regjimi pa viza.
Sot në Berlin, ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, u takua me kolegun tunizian, Hedi Madzhub, me të cilin ka biseduar për çështje të sigurisë, krimin e organizuar dhe migrimin e paligjshëm.
Të dy ministrat ranë dakord për të hartuar një grup pune gjermane-tuniziane për bashkëpunim të zgjeruar në fushën e sigurisë dhe të veprojë në shkëmbimin e drejtpërdrejtë të të dhënave, aftësi profesionale dhe njohuri, sipas një deklarate nga Ministria gjermane e Punëve të Brendshme. Ata gjithashtu kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim dypalësh për çështjet e sigurisë
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











