Lajme
Me ndihmën zvicerane, lansohet projekti i Informatave të Arsimit SMIAL
Kjo platformë (SMIAL) do të ofrojë mundësi për studentët kosovarë që të kenë pasqyrë të qartë për ofertat akademike të universiteteve dhe kolegjeve dhe e cila do të vendos rend, rregull dhe transparencë në arsimin e lartë
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka lansuar projektin “Sistemi i Menaxhimit të Informatave të Arsimit të Lartë (SMIAL)”, një platformë digjitale moderne, e cila është mbështetur nga financiarisht nga Eye (Bank zvicerane) dhe UNDP. Kjo platformë do të ofrojë mundësi për studentët kosovarë që të kenë pasqyrë të qartë për ofertat akademike të universiteteve dhe kolegjeve dhe e cila do të vendos rend, rregull dhe transparencë në arsimin e lartë.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka vlerësuar lartë lansimin e këtij projekti për reformën në arsimin e lartë, si një projekt, i cili pretendon që të implementojë menaxhim efikas dhe modern në arsimin e lartë në Kosovë.
“Është një platformë moderne në të cilën do të kenë akces të gjitha universitetet dhe kolegjet. Kjo platformë pretendon që të ofrojë një pasqyrë të qartë dhe të ofrojë një frymë konkurruese, të barabartë ndërmjet sektorit publik dhe privat. Kjo njëherësh do të jetë edhe një mundësi për maturantët tanë, për të përzgjedhur universitetin apo kolegjin i cili i plotëson kërkesat e tyre për studim”, ka thënë ministri Bajrami.
Ai gjithashtu theksoi se, kjo platformë digjitale mundëson që universitetet dhe kolegjet të hyjnë në një garë për ofrimin e programeve atraktive sa i përket përmbushjes së kërkesave të të rinjve kosovare, të cilët dëshirojnë që të kenë studime të avancuara dhe diplomë kredibile, e cila do t’u shërbente që të plasohen lehtë në tregun e punës.
“SMIAL, do t’i ndihmojë Ministrisë së Arsimit në hartimin më të mirë të politikave të brendshme, si dhe ta furnizojë me informata në mënyrë që të ketë një harmonizim më të mirë mes Arsimit të Lartë dhe nevojave të tregut të punës. Ky projekt është mbështetur financiarisht nga Eye (Bank zvicerane) dhe UNDP”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











