Lajme
Mbyllet seanca konstituive, Xhaferi i propozuar për kryetar Kuvendi
LSDM së bashku me BDI-në e kanë propozuar Talat Xhaferin e BDI-së për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë. VMRO dhe Lëvizja BESA janë deklaruar kundër këtij propozimi
Në Kuvendin e Maqedonisë ka përfunduar seanca konstituive pa rezultate konkrete. Talat Xhaferi, i propozuari i koalicionit LSDM-BDI nuk arriti të zgjidhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, pasi që hasi në kundërshtime të ashpra nga partia më e madhe maqedonase, VMRO DPMNE e cila kërcënoi me trazira në Maqedoni nëse në krye të legjislativit vjen një shqiptar.
Për debatin e sotëm në Kuvend janë paraqitur 51 deputetë nga gjithsej 120, ndërsa në rend dite të seancës ka qenë edhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, për votimin e të cilit nevojiten 61 vota nga numri i përgjithshëm i deputetëve.
LSDM së bashku me BDI-në e kanë propozuar Talat Xhaferin e BDI-së për kryetar të Kuvendit. Për LSDM-në, e rëndësishme është që njeriu i parë i Kuvendit të ketë përvojë, ta njohë Kuvendin dhe demokracinë parlamentare.
Ndërkaq, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, theksoi se kryetari i ri duhet ta refuzojë Deklaratën e Përbashkët të Partive shqiptare, sepse siç tha ai “ajo është përgatitur nga Tirana zyrtare dhe synon të dëmtojë karakterin unitar, sovranitetin dhe pavarësinë e shtetit”, citon Alsatm.
Ai shtoi se nevojitet debat rreth përbërjes së komisionit, sepse ky komision do të propozojë kryetarin e ri të Kuvendit i cili është një nga funksionet më të rëndësishme të shtetit.
Nga ana tjetër, Lëvizja BESA nuk do ta përkrah kandidaturën e Talat Xhaferit. Deputeti i kësaj partie, Afrim Gashi, tha se Talat Xhaferi nuk është njeri i denjë për postin e kryeparlamentarit.
Talat Xhaferi, do të jetë edhe historia e shqiptarëve dhe e trevave të ish Jugosllavisë, sepse do të jetë oficeri i parë i JNA-së që do të zgjidhet kryetar Parlamenti, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në të gjitha republikat dhe krahinat tjera ish Jugosllave. Ekspertët thonë Xhaferit është i propozuari i Ali Ahmeti dhe do të mbetet figura e parë shqiptare që riktheu dinjitetin kuadrove të armatës jugosllave e njohur si JNA, e cila u shpartallua pas rënies së regjimit të Millosheviqit.
Deputeti i VMRO-së, Ilija Dimovski, ka kërcënuar se nuk do të lejojnë asnjë parti si LSDM-ja, të cilat sipas tij po bllokojnë punën e kuvendit, të mbajnë leksione se si do të duhet të punojë kuvendi. “Udhëheqësit e LSDM-së bën thirrje për debat dhe tani po i ikin debatit për pasojat nga pranimi i platformës”, tha Dimovski.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











