Lajme
Mbi 40 mijë bashkatdhetarë rrezikohen të fshihen nga listat zgjedhore
Duket se ka një pajtueshmëri ndërmjet spektrit politik në Maqedoni, që mbi 40 mijë bashkatdhetarë shqiptarë të largohen nga lista zgjedhore
Vendimi që një qytetarë ta ketë vetëm një vendbanim, po iu shkakton telashe të mëdha bashkatdhetarëve shqiptarë në Maqedoni, të cilët rrezikojnë të fshihen nga listat e votimit e kështu edhe t’i humbasin disa komune në këtë shtet. Sipas mediave lokale, mbi 40 mijë bashkatdhetarë rrezikojnë të largohen nga lista zgjedhore.
Zhurnal raporton se ky alarm është ngritur ditëve të fundit, kur në bisedimet mes katër partive më të mëdha në vend, partia maqedonase LSDM, kërkon urgjentisht që të fshihen kurbetçinjtë, pasi sipas kësaj partie, shumica nga këta 170 mijë votues janë bashkatdhetarë shqiptarë.
Ndërkohë, propozimin e LSDM-së fuqishëm e mbështet partia maqedonase VMRO-DPMNE e drejtuar nga Nikolla Gruevski.
Ditë më parë zyrtar i lartë, Nikolla Todorov, ka deklaruar se partia VMRO-DPMNE e mbështet propozimin e LSDM-së që të fshihen nga lista zgjedhore bashkatdhetarët. E kjo mënyrë e largimit, apo siç po quhet “pastrimit të listave” i godet më së shumti shqiptarët e Maqedonisë, të cilët janë në numër të madh në diasporë.
Ndryshe, “VMRO-DPMNE e riafirmon pozicionin se nuk ka asnjë problem që të pranohet kërkesa e LSDM-së. Është e pranueshme që 172000 votuesit të transferohen në një listë të veçantë të cilët, do të jenë pjesë e diasporës, dhe 39500 votues të publikohen dhe të kenë periudhë prej 20-30 ditëve që të paraqiten.
Nga ana tjetër, sipas burimeve jozyrtare brenda grupit punues, katër partitë janë dakorduar që për këtë kategori të ketë dy afate për paraqitje, afati i parë prej 30 ditëve dhe afati i dytë i rregullt prej 20 ditëve kur është shqyrtimi publik i listës së votuesve.
Nëse në këto dy afate nuk paraqiten atëherë do të fshihen nga lista e votuesve.
BDI dhe PDSH kanë pranuar po ashtu që 170 mijë mërgimtarë të tjerë ku po ashtu shumica thuhet të jenë shqiptarë, të barten në listën plotësuese të votuesve. Ndërkaq nëse fshihen këta votues shqiptarë, do të ndikojnë edhe në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme lokale dhe parlamentare në Maqedoni dhe në regjistrimin e popullsisë.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












