Sport
Majlinda, ambasadore e organizatës ‘Care For Kosovo Kids’
Majlinda Kelmendi është emëruar ambasadore e organizatës “Care For Kosovo Kids”, ku do të ndihmojë në fushatën për të ndihmuar fëmijët që mjekohen nga kanceri dhe leukemia
Majlinda Kelmendi kampione në fushë dhe jashtë saj. Ajo ka treguar edhe një herë anën humane, duke ndihmuar lëmojë të cilët janë të prekur nga kanceri dhe leukemia, shkruan albinfo.ch.
Majlinda është emëruar ambasadore e organizatës “Care For Kosovo Kids”, ku do të ndihmojë në fushatën për të ndihmuar fëmijët që mjekohen nga kanceri dhe leukemia në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.
Ajo ka thënë se është e nderuar që është bërë ambasadore e kësaj shoqate. “Secili njeri në Kosovë dhe jashtë Kosovës më thotë që je ambasadore e Kosovës, kështu që ideja me qenë ambasadore e kësaj shoqate dhe me pas mundësi me ju ndihmua këtyre fëmijëve që kanë nevojë besoni që është ndjenja më e mirë që po e përjetoj”, është shprehur xhudistja pejane.
Për të ndihmuar këta fëmijë, 25-vjeçarja vendosi në ankand simbolin që mbante në shpinë në Lojërat Olimpike Rio 2016, ku shkruan emri i saj dhe vendi nga vjen.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












