Lajme

Lozana ul shpejtësinë në 30 km/h në disa rrugë të qytetit

Nga 12 tetori, kufizimi i shpejtësisë në disa rrugë të Lozanës do të ulet në 30 km/h, ndërsa masa do të jetë në fuqi gjatë gjithë kohës, si ditën ashtu edhe natën

Disa rrugë në qendër të Lozanës do të kenë kufizim të ri të shpejtësisë prej 30 kilometrash në orë, si pjesë e masave të autoriteteve lokale për rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

Nga 12 tetori, kufizimi i shpejtësisë në disa rrugë të Lozanës do të ulet në 30 km/h, ndërsa masa do të jetë në fuqi gjatë gjithë kohës, si ditën ashtu edhe natën.

Qyteti i ka njoftuar banorët e zonave të prekura për ndryshimet përmes një letre, ndërsa autoritetet e Lozanës e arsyetojnë vendimin kryesisht me rritjen e sigurisë në trafik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në zonat urbane.

Do të largohen edhe disa vende parkimi

Ndryshimet nuk do të kufizohen vetëm te shpejtësia e automjeteve. Në disa prej zonave ku do të zbatohet regjimi i ri prej 30 km/h, do të hiqen edhe disa vende parkimi.

Kjo është pjesë e një qasjeje më të gjerë për qetësimin e trafikut në qytet dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt për banorët dhe përdoruesit e tjerë të rrugëve.

Avenue de Morges ishte klasifikuar si zonë me kufizim prej 30 km/h që më herët gjatë këtij viti. Masa të ngjashme për qetësimin dhe ngadalësimin e trafikut janë zbatuar edhe në zona të tjera të Zvicrës frankofone.

Ndryshimi i ri në Lozanës hyn në fuqi më 12 tetor 2026.