Kultura
Lojë mjeshtërore e Ardita Statovcit në koncertin e Mürzzuschlag-ut
“Virtuoze, me inteligjencë të lartë dhe përplot gëzim fëmijëror, pianistja luan me muzikën, e grishë atë, e bën të vallëzojë...” shkruajnë mediet astriake për koncertin e pianistes shqiptare, Ardita Statovci
Muzeu i qytezës së bukur buzë lumit Mürz, Mürzzuschag shënoi në përditshmërinë e tij kalendarike emrin e pianistes shqiptare Ardita Statovci. Është kjo qyteza mes maleve të njohura të Simmering-ut, ku gjeniu me rrënjë shqiptare Karl Gega, para më shumë se një shekulli, tregoi gjenialitetin e tij në artin e arkitekturës urëndërtuese mbi kurrizin e së cilës akoma rrëshqet treni drejtë jugut.
Dhe, sërish në kohë sikur ringjallet mjeshtëria artistike e njeriut tonë ambicioz.
Sonatet C-Dur KV 330 të Wolgang Amadeus Mozartit përjetuan ringjalljen në hapësirën e Muzeut Brams (Brams Museum) në rifreskimin e shijes tingëllore nga dora mjeshtërore e Arditës. Këtë fat e patën Franz Schubert (Drei Klavirstücke” D946, Lranz Liszt (Lleluia) Henri Dutilleux (Sonate pour piano-1947-48).
Salla e muzeut, një arkitekturë disa shekullore, sikur dukej e vogël në përmbajtjen e tingujve shpërthyes të “një kualiteti super elitar” siç e quan shtypi gjerman lojën e Arditës. Koncerti u përcoll nga zyrtarë lokal e personalitete të kulturës e artit.
Nga kritikët e muzikës klasike në shtypin gjerman, rreth lojës mjeshtërore të Arditës koncerteve të saj, mes tjerash mund të lexonim: “Pa rezervim fals, ajo vë duart thellë në tastaturë, lëmon, zdrukthon, modelon dhe formëson. Ajo çka krijohet në fund, nuk është më vetëm tekst prej notash dhe nuk është më vetëm vepër e ngurtë arti, por është gjallëri e pastër, lumturi e jetës dhe ndjesi e përjetuar thellësisht”.
“Virtuoze, me inteligjencë të lartë dhe përplot gëzim fëmijëror, pianistja luan me muzikën, e grishë atë, e bën të vallëzojë, të këndojë dhe të drithërojë me intimitet. Këtu Bach-u guxon të tërbohet, të ulërijë, ai guxon të bëjë shaka djallëzore, të dashurojë ndjeshëm dhe të psherëtijë. Secilën shprehje Statovci e krijon të re, asnjë përsëritje nuk i ngjason paraprakes, transparente dhe në mënyrë të përkryer e balancuar është kultura e saj tingullore, me shumë nuanca dhe me një pasuri ngjyrash të lojës në piano”.
Në informim për dashamirët e muzikës klasike jepet një biografi e gjerë e artistes, jetës së saj, shkollimit, sukseseve të saj të shumta, koncertet e saj në të gjitha kontinentet, bashkëpunimi i saj me figurat e njohura botërore në kompozim, dirigjim dhe koncertim.
Koncertet i saj i radhës në Austri muajin janar do jenë: më 23 në Schloss Traun, kurse më 30 janar në Schloss Goldegg.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”















