Lajme
Lideri i opozitës kërcënohet me arrestim nga Prokuroria
Sipas Prokurorisë kosovare, lideri i Vetëvendosjes Visar Ymeri, mund të arrestohet nëse nuk paraqitet në Gjykatë. Rasti ka të bëj me grushtimit mes deputetëve në vitin 2012
Një përleshje ndërmjet deputetëve opozitarë dhe atyre të koalicionit që ka ndodhur në qershor të vitit 2012 në Kuvendin e Kosovës, mund t’i kushtoj me arrestim Visar Ymerit, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, partisë më të madhe opozitare në Kosovë. Ymeri ka refuzuar disa herë të paraqitet në gjykatë për këtë rast.
Sipas Prokurorisë vendore, Ymeri, mund të arrestohet nëse nuk paraqitet në seancën e radhës për rastin e grushtimit mes deputetëve, shkruan “koha ditore”.
Ymeri së bashku me ish-deputetin Florin Krasniqi, deputetin Rexhep Selimi, të dy të Vetëvendosjes, si dhe shoferin Besart Bujupi, akuzohen për veprën penale lëndim i lehtë trupor, të cilin ia kanë shkaktuar deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu i njohur si “Kamishi”.
Edhe pse gjykimi ka nisur në korrik të vitit 2012, Ymeri nuk ka marrë pjesë asnjëherë në seancë, e as në të fundit që u zhvillua të hënën.
Nëse seancat nuk mbahet deri në muajin qershor kjo lëndë rrezikon të zhbëhet, pasi që sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, nëse lënda kalon dyfishin e kohës së afatit të parashkrimit të përcaktuar, nuk është më valide. Që të mos ndodhë kjo, gjyqtari i këtij rasti, Vesel Ismajli, ka thënë se ndaj kryetarit të Vetëvendosjes ka lëshuar fletësjellje me dhunë në Gjykatë.
Përleshje në Kuvendin e Kosovës fillimisht kishte nisur ndërmjet dy deputetëve, Rexhep Selimit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Latif Gashit nga PDK të cilët shkëmbyen grushte njëri ndaj-tjetrit. Të dy këta deputetë kanë qenë në struktura të larta të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëri në Drenicë e tjetri në Llap.
Por, në debatin që i parapriu përleshjes u përfshi edhe deputeti Bekim Haxhiu, i cili bashkë me Latif Gashin, pas luftës kanë qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës, që e ka drejtuar tashmë kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli. Deputeti Haxhiu u ndesh me opozitarët në derë të Kuvendit dhe aty filloi rrahja.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












