Sport
Lëvizje në Arsenal, Xhaka mund të përfitojë
Granit Xhaka ka qenë në fokus të mediave për shkak të një deklarate që kishte të bënte me statusin e tij si kapiten i Arsenalit.
Mbrojtësi francez Laurent Koscielny do t’i bashkohet skuadrës franceze Bordeaux për pesë milionë euro, bën të ditur BBC, transmeton Insporti.
Arsenali ka arritur marrëveshje për të shitur Koscielnyn te Bordeaux. Qendërmbrojtësi 33-vjeçar do të rikthehet në Francë pas nëntë vjetëve të kaluar te Arsenali, ku ndër të tjera ishte edhe kapiten. Ky është edhe fundi i një konflikti ndërmjet lojtarit dhe shtabit teknik të Arsenalit, që kishte zgjatur më muaj.
Arsenali kishte nisur procedura disiplinore ndaj Koscielnyt dhe e detyroi të stërviste me skuadrën U-23, kurse Koscielny kishte refuzuar të udhëtojë me ekipin dhe të paraqitet në ndeshjet kontrolluese para sezonale.
Arsenali shpreson të transferojë një qendërmbrojtës pa përfunduar afati kalimtar në Angli të enjten, kurse vlera e transferim raportohet të jetë rreth 5 milionë Euro.
Nga shitja e këtij lojtari, përfitues direkt pritet të jetë Granit Xhaka, i cili mund të konsolidohet edhe më shumë në përbërjen e këtij ekipi dhe të marrë më shpesh përgjegjësinë e të qenit kapiten në ndeshje.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht












