Lajme
Leuenberger: “Lidershipi aktual i Kosovës nuk është i aftë të nxjerrë vendin nga kriza”
"Provokimet, sidomos nga ana e qeverisë aktuale dhe të ministrave të caktuar janë krejtësisht pa vend dhe duhen gjykuar në mënyrën më të ashpër", totë Leuenberger për albinfo.ch
Përshkallëzimi më i ri i krizës politike në Kosovë ka shqetësuar edhe miqtë e deshmuar të shqiptarëve dhe të Kosovës, jashtë saj. Njëri ndër ta është dhe politikani i njohur zviceran, ish kryetar i Partisë së Gjelbër të Zvicrës, Ueli Leuenberger. Ai është i njohur për mbështetjen e parezervë të të gjitha lëvizjeve për çlirim të Kosovës që nga viti 1977 e këndej.
albinfo.ch i ka marrë z. Leuenberger një deklaratë lidhur me zhvillimet më të reja në Kosovë.
“Jam shumë i shqetësuar me atë që po ndodhë në Kosovë. Demonstratat madhështore paqësore kanë treguar një pjekuri të caktuar të opozitës. Ato tregojnë po ashtu se një pjesë e madhe e popullit të Kosovës nuk dëshiron që të vazhdohet më kështu. Unë jam i bindur se lidershipi aktual i shtetit nuk është i aftë për të bërë një zhvillim pozitiv për të dalë nga kjo krizë. Zgjedhjet e reja do të ishin me siguri zgjidhja më e mirë në mënyrë që një koalicion i orientuar nga e ardhmja me perspektivë”, thotë Leuenberger për albinfo.ch.
“Provokimet, sidomos nga ana e qeverisë aktuale dhe të ministrave të caktuar janë krejtësisht pa vend dhe duhen gjykuar në mënyrën më të ashpër. Unë i apeloj opozitës që edhe më tutje të mobilizohet me çdo kusht në mënyrë paqësore dhe të mos bjerë në provokime.
Bashkësia ndërkombëtare dhe në veçanti BE-ja po dhe Zvicra duhet të angazhohen në mënyrë të qartë kundër korrupsionit, arbitraritetit dhe për demokraci. Unë kam me të vërtetë i brengosur», përfudon prononcimi i Ueli Leuenberger.
Ditë më parë një deklarim i Leuenbergerit se “kjo nuk është Kosova për të cilën jam angazhuar 39 vjet” kishte bërë jehonë të madhe në Kosovë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













