Sport
Legjenda angleze lavdëron Shaqirin
Legjenda e futbollit anglez, Gary Lineker, ka thënë se goli i yllit shqiptar ishte një ‘perle e madhe’
Xherdan Shaqiri shënoi një super gol në ndeshjen e fundit kundër Hull Cityt. Goli i tij ka marrë shumë vlerësime pozitive, shkruan ‘Blick’.
“Ishte një gol i madh nga Shaqiri”, ka thënë trajneri i tij, Mark Hughes, përcjell albinfo.ch.
Legjenda e futbollit anglez, Gary Lineker, ka thënë se goli i yllit shqiptar ishte një ‘perle e madhe’.
Shaqiri është shumë i lumtur me golin dhe me fitoren. “Ishte një gol shumë i bukur. Ne jemi profesionistë dhe gjatë gjithë javës kemi punuar për suksese të tilla. Por, më e rëndësishmja është fitorja”, ka thënë futbollisti i lindur në Zhegër të Gjilanit.
Shaqiri ka vazhduar: “Unë kurrë nuk do ta harroj këtë portë. Topi shkon në rrjetë. Kjo është që ne futbollistët e duam”.
Ai ka folur edhe për lëndimin që e la jashtë fushës për dy muaj. “Çdo njëri është i ftrustruar kur është i lënduar. Askush nuk dëshiron të jetë jashtë fushës”, ka theksuar ndër të tjera Shaqiri.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










