Sport
Lajmi i fundit: Shaqiri mund të nënshkruaj sot me Stok City-n
Lajmet e fundit nga mediet zvicerane flasin se sot (e hënë) Xherdan Shaqiri mund të nënshkruajë me klubin anglez, Stok City. Ende nuk është fikse, por shumë indikacione flasin se ai mund të jetë një lojtar i Stok City-t”, shkruan “blick.ch”, transmeton “albinfo.ch”.
Sipas gazetës zvicerane, Shaqiri i cili ishte i pranishëm në tribunat e stadiumit anglez në ndeshjen që Stok e zhvilloi kundër Liverpulit, së bashku me vëllain dhe menaxherin e tij Erdinin është duke qëndruar ende në klubin anglez. Për kalimin e Xherdanit në Stok, shpreson edhe trajneri Mark Hughes. “Ne shpresojmë që sa më parë të kryhet kjo marrëveshje. Një tregues i mirë është që Shaqiri ishte i pranishëm në tribunë ”, ka thënë trajneri.
Në anën tjetër, gazeta shkruan se Shaqiri nuk ka qenë vetëm në Stok, por edhe në Everton për një vizitë, megjithatë nëse gjithçka shkon në rregull, ai që sot mund të nënshkruaj me klubin e Stokut, njofton “albinfo.ch”.
Siç është raportuar edhe më herët, oferta e Stokut por edhe Evertonit për Shaqirin është 17 milion euro.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













