Lajme
Kuzhinieri shqiptar që gatoi për mbretëreshën Elizabeth: “Kisha shumë emocione”
Në programin “Rudina” në Tv Klan këtë pasdite ishte i ftuar shefi i njohur i kuzhinës, Ismet Shehu. Ai ka rrëfyer në studio një eksperiencë që nuk e ka përjetuar asnjë kuzhinier tjetër shqiptar. Shehu ka gatuar për mbretëreshën e Anglisë dhe ka rritur të prekë nga afër emocionin që të japë prania e saj. “Vërtet kam qenë i ri, por ka qenë një nga emocionet më të mëdha që kam pasur në jetën time, besoj deri tani. Ka qenë shok, kur më thanë që ti je një nga 10 studentët që do shkosh atje, surprizë, ngaqë shqiptarët se presin”.
Kur ishte 15 vjeç, ai nisi të kuptonte se kishte një pasion shumë të madh për gatimin dhe disa vite më vonë, iu dedikua studimit dhe shkoi në ‘University of West London’.
Ai u vlerësua me një certifikatë dhe pasi arriti të renditej mes studentëve më të mirë të kësaj shkolle, u bë pjesë e një aktiviteti që i dhuroi eksperiencën më të pabesueshme të jetës.
Ai gatoi për mbretëreshën Elisabeth të Mbretërisë së Bashkuar dhe pati fatin të merrte përgëzimet e saj për talentin në gatim nga afër. “Shkolla na çoi ne, edhe unë do shkoja t’i shërbeja dhe më kapi profesori dhe më tha:
Çfarë po bën, a je ok? Po, i thashë unë. Duhet të ulesh, ta përshëndesësh një herë, si do shkosh t’i shërbesh? Se është person i lartë. I thashë nuk e bëj dot, se kisha shumë emocione t’i shërbeja”. Ushqimi që gatoi ishte peshku, një nga të preferuarit e mbretëreshës. “Pjata kryesore që ka qenë atë ditë, ka qenë një pjesë salmoni, ngaqë ajo kishte kërkuar që salmoni të mos ishte as furre, as asgjë, por me uthull. Është shumë recetë e thjeshtë”, shkruan tvklan.al, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë











