Kosova
Kush qëndron mbrapa sulmit të Konsullatës së Kosovës në Kopenhagë
Mëngjesin e së mërkurës është sulmuar Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë, në Mbretërinë e Danimarkës, si dhe është dëmtuar Stema e Shtetit të Kosovës nga banditët dhe huliganët serbë.
Burimet e RTV Dukagjini mësojnë se sulmin e kanë kryer tifozët huliganë të klubit “Crvena Zvezda”, ku ata janë urdhëruar nga shërbimet sekrete serbe –BIA.
Një natë më parë klubi nga Beogradi kishte zhvilluar ndeshjen futbolliste në këtë qytetet me klubin vendas “Kobenhavn”, kurse tifozët ultra nga Beogradi, të njohur si “Delije”, tërë natën kanë bredhur nëpër rrugët e qytetit.
Njëri nga udhëheqësit e klubit “Crvena Zvezda” është edhe njëri nga drejtorët e shërbimit sekret serb, Bojan Dimiq.
Madje, vetë Dimiq ka publikuar video dhe foto në profilin e tij në Facebook, ku krenohet me tifozët e klubit të tij.
Në njërin nga këto postime, Dimiq shkruan: “Bravo djema, bravo Dulle… Zvezda – Serbia…”
RTV Dukagjini ka mësuar se organet e sigurisë së Danimarkës po zhvillojnë hetime për sulmin ndaj Konsullatës së Republikës së Kosovës dhe pistë shumë serioze janë disa nga tifozët e Beogradit.
Mediat kosovare kanë raportuar më herët se drejtori i BIA-s, Bojan Dimiq, e viziton herë pas here Prishtinën. Ai është një rusofil i llojit të vet, mbështetës i flaktë i Aleksandar Vuçiqit dhe i përfshirë në nëntokën e krimit në veri së bashku me Milan Radojçiqit dhe Zvonko Veselinoviqin.
Lidhur me rastin, janë ne njohuri edhe institucionet perkatese të Republikes se Kosoves, te cilat po merren me rastin, përcjell Albinfoch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë








