Kosova
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO
Nis iniciativa për përfshirjen e veshjes tradicionale të Hasit në UNESCO
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit, e konsideruar një nga pasuritë më të çmuara etnografike të Kosovës dhe ndër më të vjetrat në trojet shqiptare, ka nisur rrugëtimin për t’u përfshirë në listën e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s. Nismën për mbledhjen dhe dokumentimin e materialeve e ka ndërmarrë Shoqëria Kulturore Artistike “Malësori” në Prizren, me synim argumentimin e veçorive dhe origjinalitetit të kësaj veshjeje unike, transmeton albinfo.ch.
Sipas studiuesit Nexhat Çoçaj, veshja hasjane daton mbi 2,500 vjet më parë dhe dallohet për asimetrinë karakteristike të punimit dhe simbolikën e pasur që pasqyron jetën shoqërore dhe kulturore të komunitetit. Në bashkëpunim me Institutin për Trashëgimi dhe Kulturë “Pjetër Bogdani” dhe shoqërinë kulturore “Hasi” në Tiranë, po përgatitet kërkesa zyrtare për UNESCO, e cila pritet të dorëzohet në prill të vitit 2026.
Ndërkohë, sipas të dhënave të deritanishme, në Kosovë dhe Shqipëri janë identifikuar mbi 150 veshje hasjane të kompletuara, të ruajtura ndër breza, të cilat përfaqësojnë një dëshmi të gjallë të trashëgimisë dhe identitetit kulturor shqiptar. /Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura Për të tretën herë me radhë, pjesëtarë të diasporës shqiptare u mblodhën në Gjenevë për të... -
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar











