Lajme
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë
Në nderim të sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe të dëshmorëve të lirisë së Kosovës, në kuadër të promovimit të kujtesës historike dhe shkëmbimit kulturor
Më 14 mars 2026, në Kursaal Arena në Bernë, Këshilli i Shoqatave Kulturore Shqiptare në Zvicër organizon manifestimin përkujtimor dhe kulturor “Kurora e Lirisë”, një ngjarje që synon të kontribuojë në shkëmbimin kulturor ndërmjet shumë kantoneve, ruajtjen e kujtesës historike dhe valorizimin e bashkëjetesës në një shoqëri demokratike si ajo zvicerane.
Këshilli përbëhet nga mbi 30 shoqata kulturore e studentore të cilat veprojnë në kantone të ndryshme të Zvicrës. Ngjarja ka karakter kulturor dhe synon të krijojë një hapësirë për takim, shkëmbim dhe bashkëpunim mes shoqatave kulturore shqiptare nga kantone të ndryshme të Zvicrës.
Përmes valleve dhe këngëve tradicionale, shoqatat pjesëmarrëse kontribuojnë në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe identitetit artistik, duke reflektuar vlerat e shoqërisë multikulturore zvicerane dhe procesin e integrimit të suksesshëm të komunitetit shqiptar.
Manifestimi organizohet në nderim të sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe të dëshmorëve të lirisë së Kosovës, në kuadër të promovimit të kujtesës historike dhe shkëmbimit kulturor.
Ngjarja pasqyron historinë kolektive të një komuniteti që sot jeton, kontribuon dhe integrohet në shoqërinë zvicerane, duke ruajtur njëkohësisht identitetin dhe trashëgiminë e tij kulturore. Manifestimi do të nderohet me praninë e familjarëve të Familjes Jashari, përfaqësuesve të familjeve të dëshmorëve që jetojnë në Zvicër, përfaqësuesve institucionalë dhe diplomatikë zviceranë eshqiptarë si dhe nga akademikë, historianë dhe artistë.
Kontribuesit e këtij projekti, shoqatat e studentëve shqiptarë, shoqatat kulturore, artistë, shoqatat që mbështesin integrimin e shqiptarëve në fusha të ndryshme të jetës në shoqërinë helvetike dhe promovomojnë arritjet e tyre, do të jenë pasqyra më e mirë e unitetit.
Ngjarja do të përcillet nga media në kuadër të një programi të kuruar me përmbajtje kulturore dhe përkujtimore. Programi i këtij manifestimi është i përshtatur për publik familjar dhe zhvillohet në frymën e respektit mes gjeneratave. Në ditët në vijim do të ju sjellim progamin artistik të detajuar.
Koordinatorë të projektit: Shoqata Kulturore Dora d’Istria, Gjenevë dhe Ansambli Arbëreshët, Thurgau.
Koha: 14 mars, nga ora 15.00 deri në orën 18.00
Vendi: Kursaal, Bern
Për informata
Mirishahe Limani Hiler: Tel. 079 607 46 74
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit14 Mars 2026
- Ora15:00
- LokacioniBernë
- Data e përfundimit14 Mars 2026 - 18:00
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











