Lajme
Kush është protestuesi kosovar me flamur të Zvicrës?
Askush nuk e ka ditur se kush është personi që e bart flamurin helvetik në protestat e Kosovës. Ai është i moshuari Haliti Kuka, i cili e ka për zemër Zvicrën, si shtet i zhvilluar
Pothuajse çdo protestë që organizon opozita, në mesin e mijëra flamujve kombëtar dhe shtetëror, është edhe një flamur i Zvicrës që i bije në sy çdo qytetari e po ashtu edhe gazetari. Por, askush nuk e ka ditur se kush është personi që e mbanë flamurin helvetik në protesta e Kosovës.
Edhe në protestën e 17 shkurtit, që përfundoi e qetë, në mesin e mijëra flamujve kuqezi, atyre të Kosovës me gjashtë yje, u shfaq sërish flamuri i Zvicrës. Ai që po e mbante ishte një i moshuar nga komuna e Prizrenit, që në luftën e fundit forcat serbe ia kishin vrarë gati gjithë familjen, por se e kishte “për zemër” Zvicrën si shtet i zhvilluar.
“Sikur ta kishim një qeverisje të mirë, pa korrupsion e pa krim të organizuar, ne për 20 vjet do të bëheshim si Zvicra”, thotë Haliti Kuka, raporton “lajmi.net”.
Kukaj është nga Korisha e Prizrenit, ndërsa bashkë me flamurin helvetik mbanë në dorë është flamurin e NATO-s.
Haliti thotë se del gjithmonë në protestë, sepse për të shprehur pakënaqësinë, ka mijëra arsye. “Kam ardhur të protestoj, të festoj por edhe vajtoj”, thotë Haliti. “Kam humbur gruan dhe djemtë e familjen e ngushtë në luftën e fundit”, thotë ai, i cili ka hpjegime dhe për bartjen e flamurit të NATO-së në këtë protestë.
“Flamurin e NATO-s e marr se me UÇK-në dhe me ndihmën e NATO-s, është çliruar Kosova”, tha Halit Kukaj.
Protesta e të mërkurës e thirrur nga opozita, ku morën pjesë dhjetëra mijëra qytetarë nga gjithë Kosova, ndryshe nga herët e tjerat, ishte paqësore. Nuk u shënua asnjë incident, por opozita i dha ultimatum Qeverisë që drejtohet nga kryeministri Isa Mustafa, që deri më 27 shkurt të reflektoj me dorëheqje, ndryshe do të fillojnë protesta tjera.
Por, i menjëhershëm ishte reagimi i Mustafës dhe zëvendësit të tij, Hashim Thaçit, se nuk pranojnë ultimatume, ndërsa ia rikujtuan opozitës se zgjedhjet janë me 10 qershor 2018.
E-Diaspora
-
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch Në artikullin bazë të revistës përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe... -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri












