Lajme
Kurti: Thaçi shkel Kushtetutën, do t’i përgjigjemi në një moment të përshtatshëm
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar deklarimet e presidentit Hashim Thaçi, i cili ka thënë se pas mocionit të mosbesimit sipas Kushtetutës do t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Kurti ka thënë se Thaçi po bën shkelje, pasi po e anashkalon nenin 82.2 të Kushtetutës.
“Ajo që ishte e nevojshme, por nuk u bë, përbën shkelje. Presidenti ka vendosur të anashkalojë nenin 82.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili i referohet situatës pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë. Presidenti po sillet thua se Qeveria varet nga Kuvendi, por ky s’varet nga populli, thua se zgjedhjet demokratike janë mjet, por jo edhe vlerë”, ka thënë Kurti.
Sipas tij, Presidenti nuk është neutral dhe se ai ka interes politik dhe synim personal, gjersa duhej t’ishte i paanshëm e procedural.
“Ajo që ishte e panevojshme, por u bë, po ashtu përbën shkelje. Presidenti takoi gjitha partitë parlamentare politike, dhe, më pas kërkoi nga subjekti ynë fitues i zgjedhjeve të propozojë kandidatin për Kryeministër. Pra, Presidenti nuk është neutral, ai ka interes politik dhe synim personal, gjersa duhej t’ishte i paanshëm e procedural. Disi do të besojë se 25 marsi 2020 ka ndodhur pa 3 shkurtin 2020!
Sidoqoftë, ne do t’i përgjigjemi, në një moment të përshtatshëm, në këtë kohë virusi”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










