Kalendari

Muzikë, valle dhe tradita shqiptare më 7 nëntor në Renens

Renens do të jetë nikoqir i një aktiviteti kulturor që do të bashkojë muzikën, vallëzimin dhe traditat, duke sjellë para publikut artistë dhe të ftuar specialë

Më 7 nëntor 2026, duke filluar nga ora 14:00, në Salle de Spectacles në Renens do të zhvillohet një aktivitet i veçantë kushtuar muzikës, folklorit dhe kulturave të ndryshme.

Organizatorët Grupi i Valleve Shqiponjat kanë paralajmëruar pjesëmarrjen e një numri të ftuarish specialë, të cilët do të jenë pjesë e programit artistik të këtij edicioni.

Përmes muzikës, valleve dhe traditave, aktiviteti synon të krijojë një atmosferë festive dhe një hapësirë takimi mes kulturave dhe komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Zvicër.

“Artistë, muzikë, vallëzim dhe tradita do të bashkohen për t’ju dhuruar një moment unik, të pasur me emocione dhe bashkëndarje”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Publiku është ftuar të marrë pjesë dhe të festojë së bashku muzikën, folklorin dhe diversitetin kulturor.

Aktiviteti zhvillohet më 7 nëntor 2026, nga ora 14:00, në Salle de Spectacles, 1020 Renens.