Kosova
Kurti hesht për numrat
Kështu përgjigjet Kurti, kur pyetet për Haxhiun
Kryeministri Albin Kurti është pyetur se a do të jetë Albulena Haxhiu përsëri emri i propozuar për kryparlamentare por ai refuzoi të përgjigjet.
Kurti tha se “ndërtojmë ura, e banorët e Rogovës ndërtojnë tokën”, përcjell albinfo.ch.
Këto komente ai u bëri pas përurimit të urës në fshatin Rogovë të Hasit.
“Ne ndërtojmë ura, banorët e Rogovës ndërtojnë tokën, e shiu është për bereqet”, tha ai.
Po ashtu refuzoi të përgjigjet edhe për kallëzimin penal të paralajmëruar nga LDK-ja.
E propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu nuk ka marrë votat për kryetare të Kuvendit.
Në tentimin e pestë për t’u zgjedhur kryeparlamentare, Haxhiu mori vetëm 57 vota për nga LVV-ja dhe komunitetet, 46 kundër nga PDK, LDK dhe AAK dhe ndërkaq, tre deputetët e Nisma-s abstenuan.
Vazhdimi i seancës konstituive pritet të mbahet të premten në orën 10:00.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












