Lajme
Kurdisja e ndeshjeve në futboll shqetëson Qeverinë e Kosovës
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit po ndjek me shqetësim pretendimet dhe raportimet ditëve të fundit për kurdisje të rezultatit të ndeshjeve në futbollin e Kosovës. Kjo ministri kërkon të zbardhet kurdisja eventuale e ndeshjeve
Dyshimet për kurdisjet e ndeshjeve të fundit në Superligën e Futbollit në Kosovë kanë shqetësuar edhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) e cila kërkon nga Federata e Futbollit të Kosovës që të ndërmarrë të gjitha masat adekuate, me qëllim zbardhjen në tërësi të pretendimeve të tilla.
“MKRS po ndjek me shqetësim pretendimet dhe raportimet ditëve të fundit për kurdisje të rezultatit të ndeshjeve në futbollin e Kosovës. MKRS-ja është e bindur që organet përkatëse të FFK-së dhe organet e tjera do ta trajtojnë me seriozitet të plotë këtë situatë”, thuhet në një komunikatë për media.
Ministra e Kulturës, Rinisë dhe Sportit thotë se ka krijuar kushtet ligjore për parandalimin e të gjitha dukurive të kësaj natyre, nëpërmjet Ligjit për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive.
“MKRS-ja kërkon nga të gjithë faktorët relevantë që të jenë të përgjegjshëm në këtë fazë të rëndësishme për zhvillimin e futbollit dhe të sportit të Kosovës, sidomos pas anëtarësimit të FFK-së në UEFA dhe në FIFA. Po ashtu MKRS-ja po punon intensivisht, duke investuar në shumë drejtime, për përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe për plotësimin e standardeve ndërkombëtare, prandaj bën thirrje që të shmanget çdo dukuri që mund të dëmtojë imazhin e sportistëve dhe të sportit të Kosovës në përgjithësi”, thuhet në komunikatë .
Ndryshe, reagimet vijnë pas ndeshjes së fundit që u luajt ndërmjet Trepçës dhe Besës. Kjo e fundit akuzohet se nuk u angazhuan sa duhet në ndeshjen e fundit. Po ashtu dyshohet se në skandalin e kurdisjes janë përfshirë edhe gjyqtarët dhe trajnerët.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










