Sport
Kukeli, i gatshëm të sakrifikohet për Shqipërinë
Kuqezinjtë kanë disa mungesa si Mërgim Mavraj dhe Berat Gjimshiti, derisa Burim Kukeli ndaj Italisë pritet të luajë si qendërmbrojtës
Njëri ndër futbollistët kyç të Shqipërisë është Burim Kukeli. Vrapon shumë e flet pak. Ai mund të luajë në disa pozita, derisa është i gatshëm të sakrifikohet edhe një herë për Kombëtaren shqiptare.
Kuqezinjtë kanë disa mungesa si Mërgim Mavraj dhe Berat Gjimshiti, derisa Kukeli ndaj Italisë pritet të luajë si qendërmbrojtës.
“Në këtë pozicion kam luajtur në Evropian dhe me Izraelin gjithashtu disa minuta. Është një pozicion që mundem të luaj. Si të vendosë trajneri, unë kam për detyrë të luaj kudo që të caktojë dhe ta ndihmoj sa më shumë ekipin”, ka thënë Kukeli për “konica.al”.
Ndeshja e ardhshme për Shqipërinë do të jetë shumë e vështirë, pasi përballet me Italinë më 24 mars në Palermo. “Është një emocion i madh të luash me një ekip si Italia, me lojtarët më të mirë dhe kundër formacionit ndoshta më të mirë në grupin tonë. Italia merr pjesë në çdo Evropian e Botëror dhe ka futboll të mirë. Në ndeshjen miqësore që kemi luajtur me Italinë mendoj se kemi bërë lojë të mirë. Kemi humbur 1- 0, por tani kemi mundësinë të kthejmë reston. Shpresoj të bëjmë një ndeshje të mirë dhe pse jo të marrim pikë”, ka shtuar tutje Kukeli, përcjell albinfo.ch.
Ai ka shtuar se Italia dhe Spanja janë favorite të kualifikohen tutje. Gjithashtu mesfushori kuqezi ka folur edhe për skuadrën e tij Zurich që pritet të rikthehet në Superligë. Kukeli gjithashtu ka thënë se po ndihet mungesa e Armando Sadikut, i cili është larguar drejt Luganos.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












