Lajme
Ku fshihen paratë e oligarkëve rusë?
Sipas Atlantic Council, rreth $1 trilionë dollarë të ‘parave të pista’ ruse janë të fshehura jashtë Rusisë.
Në një raport të vitit 2020, ata raportuan se 1/4 e kësaj shifre kontrollohej direkt nga presidenti Vladimir Putin dhe partnerët e tij të afërt të njohur si oligarkë.
“Këto para mund të përdoren nga Kremlin për spiunazh, terrorizëm, ryshfete, manipulime politike, dezinformim dhe shumë qëllime të tjera dashakeqëse”, thuhet në raport.
Si i bëjnë paratë oligarkët rusë?
Një tjetër raport Amerikan National Endowment for Democracy, e akuzon Putin se i inkurajon oligarkët e tij që “të vjedhin nga buxheti i shtetit, të vënë gjoba ndaj bizneseve private si dhe të orkestrojnë monopolizimin e industrive fitimprurëse”.
Ku fshihen paratë?
Historikisht, shumë nga paratë e pista të oligarkëve rusë janë fshehur nga Qipro – si pasojë e sistemit të favorshëm të taksave.
Sipas Atlantic Council, këto para transferohen me anë të kompanive guacë, të cilat quhen ‘guackë’ pasi kanë qëllim të fshehin pronarin e vërtetë, duke vendosur shtresë pas shtrese në dokumentacionet ligjore.
Territore britanike si Ishujt e Virgjër apo Ishujt Cayman njihen gjithashtu si destinacione të favorshme për të fshehur paratë – të njohura ndryshe si ‘Parajsa fiskale’.
Një tjetër mënyrë se si këto para fshihen janë edhe kryeqytetet financiare, si Nju-Jorku dhe Londra – ku ato investohen duke marrë mbrapsht përfitime të majme.
Oragnizata antikorrupsion Transparency International ka deklaruar se të paktën $2 miliardë dollarë të oligarkëve rusë fshihet me anë të pronave imobilare në Londër.
Mënyra më e zakonshme se si këta oligarkë i fshehin paratë e tyre është me anë të kompanive guackë.
Këta oligarkë punësojnë avokatët, bankierët dhe lobistët më të mirë në botë, në mënyrë që të përpilojnë metoda të “ligjshme” se si ata mund të pastrojnë paratë ose t’i fshehin ato.
Një oligark i aftë ka shtresa të tëra kompanishë guackë anonmie që fshehin pronat e tij.
Raporti i Panama Papers më 2016 tregoi se si një kompani e vetme kishte krijuar mbi 2.071 kompani guackë për pasanikë të ndryshëm rusë.
Kush janë 10 mega-oligarkët rusë dhe ku investohen paratë e tyre?
Shtetasit më të pasur rusë thuhet të kenë humbur më shumë se $38 miliardë dollarë gjatë vitit 2022 si pasojë e sanksioneve të Perëndimit kundër pushtimit rus të Ukrainës.
Së bashku, 10 oligarkët më të mëdhenj rusë kanë një pasuri prej $186 miliardë dollarësh, e cila mund të krahasohet me kompani si McDonald’s.
Metalet, veprat e artit, luksi dhe sportet
Këto janë disa nga industritë kryesore, ku oligarkët rusë i kanë investuar paratë e tyre.
Rusi më i pasur, Vladimir Potanin, ka 35% të aksioneve të kompanisë Nornickel.
Kjo është kompania më e madhe në botë për prodhimin e paladiumit – metalit të përdorur në industrinë e makinave, dhe nikelit – një metal thelbësor në prodhimin e baterive EV dhe energjisë së rinovueshme./Euronews
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












