Sport
Kryetari i UEFA-s: Jam i privilegjuar që po e vizitoj Kosovën
Presidenti i UEFA-s Aleksander Çeferin ka ofruar mbështetje për futbollin kosovar, transmeton albinfo.ch. Ai ka kërkuar më shumë punë nga institucionet kosovare për infrastrukturën sportive
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, i shoqëruar nga zyrtarët e UEFA-s Zoran Lakoviç, Luka Zajc dhe Zlatko Pavlica po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë. Ata janë pritur nga kryeministri në detyrë Isa Mustafa, Ministrja e sportit, Vlora Dumoshi dhe kreu i FFK-së, Fadil Vokrri.
Presidenti i UEFA-s Aleksander Çeferin ka ofruar mbështetje për futbollin kosovar, transmeton albinfo.ch. Ai ka kërkuar më shumë punë nga institucionet kosovare për infrastrukturën sportive.
“Ndjehem shumë i privilegjuar që pata mundësi ta vizitoj Kosovën si federatë. Me këtë rast përgëzoj presidentin Vokrri për këtë angazhim dhe këtu po shoh një vullnet për zhvillimin e futbollit. UEFA do të jetë mbështetëse e fortë dhe ne jemi të vetëdijshëm se si Federatë e pranuar vonë, keni nevojë për shumë gjëra e ne do të jemi gati gjithmonë t’u dalim në ndihmë për të ecur para”, ka thënë presidenti i UEFA-s.
Ndërsa Vokrri ka falënderuar presidentin Çeferin për këtë vizitë që për futbollin e Kosovës është historike dhe shumë domethënëse. “FFK-ja po punon fort në përmirësimin e kushteve, përmirësimin e infrastrukturës si dhe në organizimin dhe ngritjen profesionale të zyrtarëve, gjyqtarëve e trajnerëve. Po ashtu po punojmë edhe në zhvillimin e futbollit të femrave dhe futsallit. Unë edhe njëherë ju falënderoj për gjithë mbështetjen që keni dhënë si president i UEFA-s por edhe sa ishit president i FF të Sllovenisë”, ka thënë Vokrri.
Delegacioni i UEFA-s vizitoi edhe stadiumin e Prishtinës i cili po rinovohet për t’u përgatitur për ndeshjet ndërkombëtare. Atij iu dhuruan fanella nga tifozët e përfaqësuese së Kosovës.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind













